Flash

Parashikimi i motit për sot: Priten reshje shiu në disa qarqe

Lapsi.al 30 April 2026
Parashikimi i motit për sot: Priten reshje shiu në disa qarqe

Kjo e enjte, 30 prill, pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë prezente pothuajse në të gjitha qarqet, me intensitet të ndryshëm. Në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara herë pas here me shtrëngata. Ndërkohë, në qarqet e tjera të vendit reshjet do të jenë kryesisht të dobëta.

Në zonat verilindore, veçanërisht në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të marrin formën e dëborës, duke rikthyer përkohësisht karakteristika dimërore në këto zona. Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë. Në zonat bregdetare temperaturat pritet të luhaten nga 12 deri në 17 gradë Celsius. Në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të zbresin deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius. Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, duke variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius. Era në zonat bregdetare, do të forcohet duke arritur intensitet mesatar deri të fortë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI