Flash

PD në Fier i jep votat PS-së për të zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Bashkiak

Lapsi.al 30 April 2026
PD në Fier i jep votat PS-së për të zgjedhur kryetarin e ri

Me 41 këshilltarë të pranishëm në sallë, Këshilli Bashkiak i Fierit votoi për kreun e ri të këshillit, Melsi Bogdani.

Më herët, grupi socialist paraqiti një mocion shkarkimi, duke i kërkuar Antoneta Çunajt të jepte dorëheqjen. Çunaj shmangu votimin për shkarkimin e saj, duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Këshillit Bashkiak. Melsi Bogdani u propozua nga grupi më i madh politik në këshill si pasardhës i saj.

Antoneta Çunaj nuk pranoi zhvillimin e një votimi të fshehtë, por paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Ajo deklaroi gjithashtu se do të vijojë të kontribuojë si këshilltare, në funksion të vendimmarrjeve të drejta për komunitetin.

Pas mbledhjes së Komisionit të Mandateve për verifikimin e kërkesës së këshilltarëve socialistë, vijoi procesi i votimit për kreun e ri të Këshillit Bashkiak. Melsi Bogdani u zgjodh me shumicë kartonash, duke marre dhe mbështetjen e këshilltareve të PD-se. Pati vetëm një votë kundër, ajo e Antoneta Çunajt.

Në fjalën e tij, kryetari i ri i Këshillit Bashkiak, Melsi Bogdani, vlerësoi punën e ish-kryetares dhe u shpreh se këshilli do të hyjë në një tjetër nivel funksionimi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI