Flash

Veliera me dy turistë anglezë në bord bllokohet në Durrës

Lapsi.al 30 April 2026
Veliera me dy turistë anglezë në bord bllokohet në

Dy anglezë kanë mbetur ditën e sotme 2 milje larg bregut në një velierë pa karburant, të cilët më pas janë ndihmuar nga Policia Kufitare. Pas kësaj shërbimet e SPK Shëngjin janë nisur me mjete lundruese drejt vendndodhjes së tyre.

Veliera është tërhequr dhe dërguar në kalatën e portit të Shëngjinit. Situata është favorizuar edhe nga moti i keq dhe vranësirat, gjë e cila ka bërë të pamundur kthimin me mjetin e tyre lundrues, në breg.

Njoftimi i policisë

DVKM Durrës/ Shërbimet e Policisë Kufitare ndihmojnë 2 shtetas që e kishin të pamundur kthimin me mjetin e tyre lundrues, në breg. Menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas kishin mbetur në det, me mjetin e tyre lundrues, rreth 2 milje larg bregut, për shkak të mungesës së karburantit, shërbimet e SPK Shëngjin u nisën me mjete lundruese drejt vendndodhjes së tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare lokalizuan mjetin lundrues velierë dhe 2 shtetas anglezë në bord, të cilët i morën me mjet lundrues dhe i transportuan në breg. Gjithashtu, veliaera u tërhoq dhe dërgua në kalatën e portit të Shëngjinit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI