Flash

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Lapsi.al 2 May 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor. Ato u shpallën pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht këtë javë, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare e fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për tentim të përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

Legjislatura e dhjetë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjati më pak se tre muaj. Ato zgjedhje u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë përfunduan pa sukses.

Analistët paralajmërojnë se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional. Ata shtojnë se kriza ndikon edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore dhe sjell barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

Më 2 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur afati për partitë politike për t’u deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për formimin e koalicioneve, i cili do të zgjasë deri më 7 maj. Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ-ja, më 2 maj ka nisur edhe afati për certifikimin e partive të reja dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja përfundon më 10 maj, ndërsa për listat e kandidatëve më 12 maj.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të kushtojnë 10 milionë e 887 mijë euro. Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen vendvotimet.

Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa një ditë para zgjedhjeve do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike. Regjistrimi për votim nga jashtë vendit do të bëhet nga 6 deri më 17 maj.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote - një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind. / REL 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI