Flash

Berisha i përgjigjet Ramës: PD mbështet investimet amerikane në vend

Lapsi.al 3 May 2026
Berisha i përgjigjet Ramës: PD mbështet investimet amerikane

Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, duke i cilësuar ato si pjesë e 'ritualit të zakonshëm të monologut të mashtrimeve'.

Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha thekson se PD mbështet plotësisht investimet amerikane në Shqipëri, pavarësisht se, sipas tij, opozita nuk ka asnjë njohuri për marrëveshjet e firmosura.

Megjithatë, Berisha i cilësoi si fantazi premtimet e kryeministrit për ndërtimin e anijeve luftarake për eksport në Pashaliman.

"Sot në ritualin e zakonshëm të monologut të mashtrimeve të së dielës, Edi Rama foli për sigurinë energjetike. Me këtë rast, unë dua të deklaroj se Partia Demokratike mbështet plotësisht investimet amerikane në Shqipëri, ndonëse ajo nuk ka asnjë njohuri për marrëveshjet e firmosura. Sikundër, kjo parti mbështet përpjekjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për diversifikimin e furnizimit me gaz në Europën Juglindore, në Europë dhe më gjerë.

Por në këtë monolog, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se nga Pash Alimani do të ndërtohen anije luftarake për eksport për vende të tjera. Një gjë e njëjtë lloji me fantazinë e tij se samiti i NATO-s sipas tij do mbahet në 2027-ën në Shqipëri dhe po sipas tij, ky samit do të garantohet dhe sigurohet nga dronë Made in Albania. Domethënë, Shqipëria do prodhojë dronët më të sofistikuar.

Së fundi, Edi Rama bëri fjalë dhe për një arritje tjetër të madhe, sepse një NGO ka vendosur të mbajë në Shqipëri kongresin e saj vitin e ardhshëm. Në fakt, sipas tij, kjo është Shoqata Botërore e Juristëve dhe që kongresi do të jetë, do t'i kushtohet ligjit dhe shtetit ligjor. Një lloj kjo me çmimin e ushqimit që mori Sofo Llazri në një kohë kur shqiptarët ishin bark bosh, xhep bosh dhe dyqane bosh.

Në fakt, në Shqipëri ata vijnë në një vend ku shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies, ku prokuroria është bllokuar tërësisht në përpjekjet e veta në luftën kundër korrupsionit",- deklaron Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim në një dyqan MCN të Endri Meksit

Një shpërthimi ka ndodhur sot në Tiranë, në një dyqan shërbimesh interneti, në pronësi të Endri Meksi. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës, janë shkaktuar dëme...

12:09

Zjarr në Tiranë, një person asfiksohet

Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në kompleksin “Kika 1” në Tiranë u përfshi nga flakët. Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa ekipet zjarrfikëse ...

11:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI