Flash

Humbjet absurde gjejnë “kokën e turkut”: Egnatia largon Tetovën, Teuta shkarkon Dobin

Lapsi.al 3 May 2026
Humbjet absurde gjejnë “kokën e turkut”: Egnatia largon

Kaosi i krijuar nga rezultatet e fazës së katërt në Abissnet Superiore, kanë pështjelluar edhe pankinat. E kuptueshme se është shumë më e lehtë të bësh fajtor një trajner, se të pranosh ato që po ndodh në shtatë javët e fundit. Kështu, Egnatia ka vendosur të ndajë rrugët me teknikun Edlir Tetova, edhe më parë se ishte planifikuar. Një lëvizje në limitet e logjikës edhe ajo e Teutës, që shkarkon teknikun Enkeleid Dobi, dy javë nga fundi, kur skuadra rrezikon seriosisht rënien nga kategoria.

Tetova e kishte lajmëruar largimin “për arsye personale” në fund të sezonit, në një konferencë për shtyp të paprecedentë për futbollin shqiptar. Sidoqftë, tekniku kampion në fuqi, që udhëhoqi Egnatian drejt një serie trofesh, që e ngjitën skuadrën rrogozhinase në majë të futbollit në vend, kishte saktësuar se do të provonte të largohej sërisht me trofe (në fakt është në finale të Kupës).

Katër humbje radhazi, tre nga të cilat kundër skuadrave të vendeve të fundit të renditjes, nuk është një disfatë që mund ti atribuohet teknikut Tetova, pavarësisht se ai u dënua nga Disiplinori dhe është i dënuar aktualisht deri në përfundim të sezonit. Egnatia, madje, është kujdesur që ta bëjë divorcin empatik, duke përdorur arsyet personale të teknikut.

NJOFTIMI I EGNATIAS

KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova, me efekt të menjëhershëm, për arsye personale te teknikut.

Klubi shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë nga Tetova, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm ka shkruar një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Egnatias, duke sjellë arritje dhe trofe të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Rrogozhinës.

I jemi thellësisht mirënjohës për punën, pasionin dhe vlerat që ka përcjellë gjatë gjithë kohës në drejtimin e skuadrës.

Deri në një njoftim të dytë, drejtimin e ekipit do ta marrë ndihmësi i trajnerit, Brahja.

KF Egnatia i uron Edlir Tetovës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.

Sidoqoftë, i përfolur për një kalim te Teuta, ndoshta nuk duket më aq rastësi që njoftimi i daljes i lirë i Tetovës është pasuar nga njoftimi i klubit durrsak për shkarkimin e teknikut Enkeleid Dobi. Rezultatet sigutisht nuk i japin të drejtë teknikut, me pesë humbje radhazi dhe tani në kuotë të barabartë pikësh me zonën e rënies nga kategoria, por të largohesh trajnerin dy ndeshje nga fundi është edhe më absurde.

NJOFTIMI I TEUTËS

Klubi i Futbollit Teuta njofton se trajneri Enkelied Dobi ka paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe, duke filluar nga dita e sotme, nuk do të ushtrojë më detyrën e tij në drejtimin e ekipit të parë.

Klubi shpreh mirënjohjen e tij për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë nga trajneri Dobi gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke i uruar njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale.

Në fjalën e tij, trajneri Dobi falënderon presidentin për mundësinë e dhënë, stafin për bashkëpunimin dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme. Gjithashtu, ai shpreh një falënderim të veçantë për ekipin, për angazhimin, sakrificën dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës së bashkëpunimit, duke theksuar se ka qenë një kënaqësi dhe nder të punojë me ta.

Për dy ndeshjet e mbetura të sezonit, drejtimi i ekipit do t’i besohet zëvendëstrajnerit Hodo, në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit teknik.

Deri në një njoftim të dytë Julian Brahja do të mbajë detyrën e teknikut të Egnatias dhe sipas gjasave do të drejtojë skuadrën në finale e Kupës së Shqipërisë kundër Dinamos dhe në Final 4. Ndërsa në Durrës, Bledar Hodo sheh edhe njëherë ti besohet pankina e Teutës në dy ndeshjet e mbetura, në të cilat edhe vetëm një fitore mund të mos mjaftojë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI