Flash

“Nuk ka më vazhdime”: Tina Fey mbyll kapitullin e “Mean Girls”

Lapsi.al 3 May 2026
“Nuk ka më vazhdime”: Tina Fey mbyll kapitullin e “Mean

Tina Fey ka konfirmuar se nuk do të ketë më vazhdime apo versione të reja të ekskluzivitetit të famshëm Mean Girls, pas reagimeve  ndaj adaptimit muzikor të vitit 2024.

Gjatë një eventi HISTORYTalks në Filadelfia, aktorja dhe komediania 55-vjeçare u shpreh qartë: “Premtoj që nuk do të ketë më versione të tjera.”

Fey, e njohur edhe për serialin 30 Rock, theksoi se në çdo version të “Mean Girls” është përpjekur të ruajë thelbin e materialit origjinal, i cili bazohet në librin Queen Bees and Wannabes nga Rosalind Wiseman.

“Është në thelb një libër sociologjie që synon të ndihmojë vajzat të kuptojnë dhe përballen me agresionin social dhe sjellje të tilla,” shpjegoi ajo. “Po, të gjithë i duan ‘Plastics’ për stilin dhe pamjen, por nuk duhet t’i imitojmë. Sjellja e tyre në fund i çon drejt rënies.”

Franshiza nisi në vitin 2004 me filmin origjinal, ku Fey jo vetëm që shkroi skenarin, por luajti edhe rolin e mësueses Sharon Norbury. Filmi pati në kast Lindsay Lohan si protagoniste, si dhe Rachel McAdams, Amanda Seyfried dhe Lacey Chabert si grupi i famshëm “Plastics”.

Pas suksesit fillestar, projekti u zgjerua me një vazhdim televiziv në 2011 dhe një muzikal në Broadway në vitin 2018, ku luajtën Sabrina Carpenter dhe Reneé Rapp.

Në versionin muzikor të vitit 2024, Fey u rikthye si skenariste, ndërsa rolet kryesore u interpretuan nga Angourie Rice dhe sërish Reneé Rapp.

Megjithëse ky version nuk arriti pritshmëritë, Fey u shpreh mirënjohëse për ndikimin e qëndrueshëm të filmit ndër vite: “Kam shumë gjëra të tjera që dua të bëj, por jam mirënjohëse që ky film mbeti kaq gjatë në zemrat e njerëzve.”

 

Të këshilluara

Shpërthim në një dyqan MCN të Endri Meksit

Një shpërthimi ka ndodhur sot në Tiranë, në një dyqan shërbimesh interneti, në pronësi të Endri Meksi. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës, janë shkaktuar dëme...

12:09

Zjarr në Tiranë, një person asfiksohet

Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në kompleksin “Kika 1” në Tiranë u përfshi nga flakët. Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa ekipet zjarrfikëse ...

11:40

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme do të kemi kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kryesisht të kthjellëta në të gjithë territorin. Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë...

10:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI