Flash

Berisha: 8 maji protestë për familjen, për vogëlushët tanë, sigurinë e të ardhmen

Lapsi.al 4 May 2026
Berisha: 8 maji protestë për familjen, për vogëlushët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e mbajtur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministria, bëri të ditur se, 8 Maji do të jetë për familjen dhe vogëlushët. 

Sipas tij, kjo protestë do të jetë për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve. 

‘Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë. 8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve. Do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve.

Do të jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre.’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur miq, ne mblidhemi sot në këtë shesh në prag të datës 8 maj, datës së kryengritjes tonë paqësore.

8 maji është data e protestës tonë të madhe.

Është data e revoltës.

Por, protesta e datës 8 maj do të jetë një protestë si asnjëherë më parë.

Pasojat e 13 viteve të narkoshtetit, ku krimi dhe droga kontrollojnë pothuajse çdo aspekt të jetës.

Ku krimi dhe droga kontrollojnë shtetin.

Ku paratë e drogës kontrollojnë ekonominë.

Ku mediat kryesore kombëtare të kontrolluara të vendit janë shndërruar në altoparlantë të Edi Ramës, organe të mashtrimit dhe manipulimit të qytetarëve, organe të korruptimit të gjuhës tonë të bukur, gjuhës shqipe.

Ku antikultura e drogës dhe krimit po mbivendosen mbi traditat tona të hershme të mrekullueshme.

Të gjitha këto kanë vendosur shoqërinë shqiptare në një prej situatave më kërcënuese në historinë e vendit, me pasoja të tmerrshme që i jetojmë çdo ditë.

Prandaj protesta e 8 majit nuk do jetë një protestë politike.

Nuk do jetë një protestë e një apo disa partive.

Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë.

8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve.

Do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve.

Do të jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre.

Sonte unë kam një thirrje për çdo shqiptar.

Për 13 vite, Edi Rama ka poshtëruar shqiptarët, i ka burgosur ata për fatura dritash, për një dozë kanabis për konsum vetjak, tani edhe për parkim të gabuar do burgosen.

Por kur drejtësia kërkoi arrestimin e Lubi Ballukut, që së bashku me Edi Ramën kanë vjedhur qindra e qindra milionë para tuajat siç u faktua në aferën e 50 milionë eurove vetëm në tunelin e Llogarasë.

Siç u faktua me çmimet e shumëfishta të rrugëve më të larta se sa në BE.

Edi Rama dhe Lubia nuk shkuan në burg, ashtu siç shkojnë qytetarët, ashtu si baballarët për faturën e dritave.

Edi Rama dhe Lubia nuk shkuan në burg ashtu si bijtë tuaj vetëm e vetëm pse dalin të protestojnë.

Por Edi Rama dhe Lubia përdorën 83 mandatet e parlamentit të krimit për të mbrojtur veten e tij, për të ndaluar drejtësinë, një akt i padëgjuar dhe i paimagjinuar në 34 vite pluralizëm politik.

Një akt i cili i kushtoi Shqipërisë kërcënim serioz për ëndrrën më të pavdekshme të saj, ëndrrën evropiane.

Të këshilluara

Alarm në Dubai, sulm me dronë nga Irani

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan një sulm me dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit të tyre, duke shkaktuar alarm në Dubai. Sipas njo...

17:53

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI