Flash

Durrës/ Familjarët e viktimave: Shteti të marrë masa, ishte njoftuar për këtë rast

Lapsi.al 4 May 2026
Durrës/ Familjarët e viktimave: Shteti të marrë masa, ishte

Aksidenti tragjik në Durrës, i cili u mori jetën dy të miturve dhe plagosi rëndë një tjetër ka shkaktuar një tragjedi të dyfishtë familjare, ndërsa të afërmit e viktimave janë ende pa fjalë. Dy vogëlushët e ndjerë do t'u jepet ditën e sotme lamtumira e fundit nga familjarët, miqtë, të afërmit dhe qindra qytetarë. Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në të zeza, ndërsa zemërimi dhe boshllëku që vogëlushët kanë lënë pas në familjet, komunitetin dhe klasën e tyre u ka lënë vendin lotëve dhe dhimbjes.

Një nga banorët e zonës tha gjatë një prononcimi për mediat se Nikolla Rradaçi, autori i aksidentit të rëndë ka qenë një person problematik, ndërsa shtoi se edhe strukturat e policisë së qytetit ishin të njohur me këtë rast.

“Jemi të tramaksur. Ishte si në filma. Ishim pa gjumë tërë natën, fëmijët janë të tmerruar. Jemi pa fjalë. Shteti të marrë masa. Nuk kemi fjalë. Nuk ishte hera e parë për atë person. Ka qenë problematik. Kur ishte i pirë s’dinte se çfarë bënte.”, tha ai.

Tragjedisë së njërës familje i shtohet edhe fakti që i ati i njërit prej vogëlushve të ndjerë, ishte i sëmurë dhe po kurohej në Itali. Banori ia lë fajin shtetit, pasi sipas tij policia ishte njohur edhe më herët me këtë rast.

“Njëra familje kishte të atin në Itali, të sëmurë. Erdhi mbrëmë. Jemi të tronditur si lagje. Është dhe për faj të shtetit. Ishte njoftuar shteti për këtë rast. Tragjedi! Jemi të tronditur, jemi të lënduar të gjithë shpirtërisht.”, tha ai.

Një nga familjarët e viktimave tha se dhimbja është e madhe, ndërsa pikëllimit i shtohet edhe gjendja e djalit tjetër i cili aktualisht ndodhet në ambientet e spitalit.

“U ka dhembur shpirti dhe atyre që nuk e njihnin. Jemi pa fjalë. Dhimbja është e madhe. E gjithë familja është e prekur, e shokuar. Me zemër të ngrirë pasi djali tjetër është në spital.”,shprehet një familjar i viktimave.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI