Flash

Gjykata e Lartë zbut paraburgimin/ A mund të përfitojnë tani Veliaj, Meta dhe Beqja?

Lapsi.al 4 May 2026
Gjykata e Lartë zbut paraburgimin/ A mund të përfitojnë tani

Një vendim i ri i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mund të tronditë praktikën e deritanishme të paraburgimit në Shqipëri. Gjykata ka thënë se masa “arrest me burg” nuk duhet të jepet më si zgjidhje pothuajse automatike, siç ka ndodhur rëndom deri tani, por vetëm si masë përjashtimore, kur provohet qartë se alternativat e tjera nuk mjaftojnë. Një praktikë kjo që s'ishte kundërshtuar deri kur Edi Rama zgjodhi ta bëjë çështje publike.

Në thelb, Gjykata e Lartë ka rrëzuar një interpretim të dhënë 15 vjet më parë, sipas të cilit mjaftonte që gjykata të arsyetonte se burgu ishte “i përshtatshëm” për rastin konkret, pa pasur detyrimin të analizonte seriozisht masa të tjera sigurie. Tani kjo logjikë ndryshon.

Sipas vendimit të ri, prokurori dhe gjykata duhet të japin arsyetim të individualizuar, të mbështetur në fakte konkrete, pse një person duhet të mbahet në burg para gjyqit. Nuk mjafton më pesha e akuzës apo rëndësia politike e çështjes. Gjykata duhet të shohë rrethanat konkrete të faktit, mënyrën si është kryer vepra, por edhe të dhënat që lidhen me vetë personin: personalitetin, sjelljen, rrethanat familjare dhe rrezikun real që ai paraqet. 

Kjo është arsyeja pse vendimi mund të ketë pasoja të menjëhershme edhe për të arrestuarit “VIP” të politikës, që ndodhen prej muajsh apo më shumë se një viti në paraburgim. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-presidenti Ilir Meta apo ish-ministri Ilir Beqja mund ta përdorin këtë vendim për të kërkuar rivlerësim të masës së sigurisë. 

Dhe pikërisht këtu qëndron pesha e vërtetë e vendimit. Gjykata e Lartë po thotë se paraburgimi nuk duhet të jetë më rregulli, por përjashtimi. Pra, një i arrestuar nuk duhet të mbahet domosdoshmërisht në qeli thjesht sepse akuzohet për një vepër të rëndë. Prokuroria duhet të provojë pse ai person nuk mund të hetohet apo gjykohet me një masë më të butë, si arrest shtëpie apo detyrim paraqitjeje.

Kjo nuk do të thotë se Veliaj, Meta apo Beqja do të lirohen automatikisht. Por do të thotë se ata kanë tani një armë të re ligjore për të sfiduar paraburgimin e tyre.

Pra, vendimi i sotëm nuk prek vetëm një çështje teknike procedurale. Ai mund të hapë një debat të madh mbi mënyrën si është përdorur paraburgimi në Shqipëri deri më sot dhe, në raste të caktuara, të ndryshojë edhe fatin e disa prej emrave më të njohur të politikës që ndodhen pas hekurave. Kujtojmë se Edi Rama e nxorri çështjen e paraburgimit si magjistari që nxjerr lepurin nga kapelja, kur prangat e SPAK-ut po i afroheshin dhe Belinda Ballukut, ish-zëvendëses së tij që vazhdon gëzon imunitet parlamentar edhe sot. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI