Flash

Shqipëria drejt plakjes, raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje

Lapsi.al 4 May 2026
Shqipëria drejt plakjes, raporti: Nevoja për shërbime të

Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria po bëhet vit pas viti një temë gjithmonë e më e mprehtë.

Raporti i fundit i Bankës Botërore sjell në vëmendje se sfida reale për këtë do të jetë kujdesi afatgjatë që duhet të garantohet për këto popullsi që po shkojnë drejt asaj që cilësohet si “superplakja”.

“Kërkesa për shërbime të kujdesit afatgjatë (LTC) është tashmë e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe pritet të rritet me shpejtësi, ndërsa popullsia vazhdon të plaket,” thuhet në raport.

Kujdesi afatgjatë përfshin “shërbime dhe përfitime për personat që, për shkak të kufizimeve fizike ose mendore për një periudhë të gjatë, kanë nevojë për mbështetje në aktivitetet e përditshme ose për kujdes të vazhdueshëm,” ndërsa përkufizimet ndryshojnë sipas vendeve dhe institucioneve.

Të dhënat tregojnë një realitet në përkeqësim: “rreth 16 për qind e personave mbi 65 vjeç raportojnë vështirësi të mëdha në kryerjen e aktiviteteve bazë të përditshme, ndërsa 32 përqind të tjerë raportojnë disa vështirësi.”

Ndërkohë, të moshuarit përbëjnë tashmë “rreth 9–19 për qind të popullsisë në nivel kombëtar” në vendet e rajonit.

Presioni pritet të intensifikohet ndjeshëm në dekadën e ardhshme. Sipas Bankës Botërore, “Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia pritet të klasifikohen si vende ‘super të plakura’ (me të paktën 20 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç), ndërsa deri në vitin 2050 edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pritet të ndjekin të njëjtin trend.”

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, mbulimi i shërbimeve dhe përfitimeve formale të kujdesit afatgjatë mbetet shumë i kufizuar në të gjithë rajonin, duke sjellë një varësi të fortë nga kujdesi informal familjar.

Sipas të dhënave të disponueshme të nënvizuara në raport vetëm një pjesë e vogël e të moshuarve përfitojnë shërbime në natyrë të financuara publikisht dukshëm nën nivelet e BE-së.

Sipas Bankës Botërore mbështetja publike priret të fokusohet në kujdesin rezidencial dhe në pagesa cash për kujdestarët informalë, ndërsa shërbimet në shtëpi dhe ato me bazë komunitare mbeten të pazhvilluara dhe shpesh financohen nga donatorë ose OJF, pa u integruar në sisteme publike të qëndrueshme./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI