Flash

Berisha: Më 8 maj në rrugët dhe sheshet e Tiranës, zotët e Shqipërisë jemi ne

Lapsi.al 5 May 2026
Berisha: Më 8 maj në rrugët dhe sheshet e Tiranës,

Kreu i Partisë Demokratike ishte pasditen e së martës në një "Foltore" të zhvilluar me banorët e Astirit. Ai bëri akuza të shumta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ndërsa tha se në protestën e 8 majit rrugët dhe sheshet e Tiranës do të jenë në dorë të shqiptarëve.

"Jemi në kilometrin e fundit. Përsëri, rruga është e vështirë, por absolutisht, Edi Rama është i pashpresë. Është i pashpresë! Dhe ne do ta bëjmë këtë kilometër. Do ta bëjmë, për sakrificën tonë! Do ta bëjmë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre! Do ta bëjmë, për dinjitetin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë!

8 maj është dita jonë! Më 8 maj, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, do t'u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne, dhe jo banda në pushtet! Me 8 maj, do t'i themi botës, Evropës dhe botës, se vlerat, të drejtat, kanë një avokat të pamposhtur, jemi ne. Se jemi të vendosur, gjer në rikthimin e tyre të vazhdojmë betejën tonë. Dhe se Edi Rama është një armik i egër i shqiptarëve.

Është një armik i egër i të drejtave, i lirive, i mirëqenies, i sigurisë së këtij vendi. Është një e keqe nga më të rrezikshmet, me të cilën do ndahemi të sigurtë dhe sa më shpejt. Edhe njëherë, të gjithë, ju falënderoj dhe të gjithë në datën 8 Maj, të ngrihemi madhërishëm, në protestën tonë paqësore, në të drejtën tonë për dinjitetin tonë, për dinjitetin e kombit tonë, për dinjitetin e vendit tonë" - tha Berisha. /LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI