Flash

Besimi në ekonomi u përkeqësua në prill, ndikuar nga konsumatorët dhe shërbimet

Lapsi.al 5 May 2026
Besimi në ekonomi u përkeqësua në prill, ndikuar nga

Treguesi që mat besimin e bizneseve dhe konsumatorëve pësoi rënie në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u ul me 1.5 pikë. Megjithatë, sipas Bankës Qendrore, niveli aktual i tij qëndron 6.4 pikë mbi mesataren historike.

Rënia e besimit për prillin u ndikua kryesisht nga sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe rënia e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e industrisë dhe të ndërtimit dha kontribut pozitiv në treguesin e përgjithshëm.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1.5 pikë përqindje në prill, pasi ra me 2 pikë përqindje një muaj më parë. Niveli i tij aktual qëndron rreth 8.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u ndikua nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për prodhimin industrial, si dhe për ecurinë e kontratave porositëse nga eksportet. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen, pas rritjes së theksuar një muaj më parë, regjistruan rënie të lehtë këtë muaj.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.9 pikë përqindje në prill. Aktualisht, niveli i tij është rreth 10.6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen treguesit ndikoi kryesisht përmirësimi i situatës së porosive aktuale. Komponenti tjetër, vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues, dha një kontribut të vogël rënës në indeks. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan pothuaj të njëjtin nivel si një muaj më parë.

Treguesi i besimit në shërbime u ul me 1.7 pikë përqindje këtë muaj. Aktualisht, niveli i tij qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ecuria gjatë muajit prill u ndikua nga ulja e vlerësimit të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.

Treguesi i besimit në tregti u ul me 3.6 pikë përqindje në prill. Megjithatë, niveli i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 13.4 pikë përqindje. Rënia gjatë prillit u ndikua kryesisht nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve. Pritjet për çmimet në të ardhmen vijuan të shënojnë rritje edhe këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator u ul me 3.2 pikë përqindje në prill, duke rënë rreth 4.5 pikë përqindje poshtë mesatares historike. Në rënie ndikuan rënia në të katërt komponentët përbërës: pritjet për gjendjen e tyre personale financiare, situatën ekonomike në të ardhmen, si dhe situata e blerjeve të mëdha, ajo aktuale dhe pritjet./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 5 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.2 lekë dhe do të shitet me 96.1 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do sh...

08:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI