Flash

Rumani/ Socialistët bashkëpunojnë me të djathtën ekstreme dhe rrëzojnë qeverinë

Lapsi.al 5 May 2026
Rumani/ Socialistët bashkëpunojnë me të djathtën

Parlamenti rumun rrëzoi sot kryeministrin e qendrës së djathtë, Ilie Bolojan, duke miratuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij.

Vetë Bolojan e quajti mocionin “të rremë, cinik dhe artificial”, duke thënë se një vend në krizë duhet të forcojë qeverinë, jo ta ndryshojë.

Rolin vendimtar në rrëzimin e tij e luajti Partia Socialdemokrate (PSD), e cila muajin e kaluar u largua nga koalicioni qeverisës për shkak të masave të ashpra shtrënguese dhe më pas bashkëpunoi me partinë e ekstremit të djathtë, Aleanca për Bashkimin e Rumunëve, për të larguar Bolojanin nga pushteti.

Kjo lëvizje krijoi edhe siklet në nivel europian, sepse PSD bën pjesë në grupin e socialistëve në Parlamentin Europian, i cili prej vitesh ka kritikuar të djathtën për aleanca të ngjashme me ekstremistët.

Bolojan dhe Partia e tij Liberale qeverisnin që nga viti 2025, pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Marcel Ciolacu. Rrëzimi i tij vjen më pak se një vit pas zgjedhjeve presidenciale, ku kryebashkiaku i moderuar i Bukureshtit, Nicușor Dan, mposhti liderin e ekstremit të djathtë George Simion.

Simion shihet gjerësisht si njeriu pas kësaj lëvizjeje politike. Partia e tij po rritet në sondazhe dhe paqëndrueshmëria e re mund t’i japë edhe më shumë avantazh, në një moment kur ekonomia rumune mbetet e brishtë.

Rumania duhet të përmbushë reforma të rëndësishme deri në gusht për të zhbllokuar rreth 11 miliardë euro fonde nga BE. Nëse nuk rregullon financat publike, vendi rrezikon edhe ulje të vlerësimit kreditor.

Simion kërkoi zgjedhje të parakohshme, por një skenar i tillë shihet si pak i mundshëm. Tani pritet që presidenti Dan të nisë konsultimet me partitë për krijimin e një qeverie të re. Një mundësi është një koalicion i ri mes liberalëve dhe socialistëve nën drejtimin e një teknokrati. Një tjetër mundësi është që Bolojan të përpiqet të drejtojë një qeveri minorance.

Bolojan është kryeministri i shtatë që rrëzohet nga një mocion mosbesimi në Rumani që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Presidenti Dan u përpoq të qetësonte situatën, duke deklaruar se, pavarësisht krizës politike, Rumania do të vazhdojë kursin e saj perëndimor.

Përgatiti nga Politico në shqip, ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI