Flash

Shqipëria nën lupë ndërkombëtare për pastrimin e parave

Lapsi.al 5 May 2026
Shqipëria nën lupë ndërkombëtare për pastrimin e

Shqipëria po përballet me një raund të ri shqyrtimi ndërkombëtar, pasi një delegacion i Këshillit të Europës përfundoi një mision dyjavor në vend për të vlerësuar sistemin e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Moneyval (një organ i Këshillit të Europës që vlerëson se si vendet anëtare dhe disa juridiksione të tjera zbatojnë standardet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit) njoftoi në faqen e tij zyrtare këtë javë se një ekip ekspertësh zhvilloi vizitë në terren në Shqipëri nga 14 deri më 24 prill 2026, në kuadër të raundit të gjashtë të vlerësimeve reciproke.

Qëllimi i këtij procesi është të vlerësojë sa sa me efektivitet po zbaton Shqipëria standardet ndërkombëtare për luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, sipas metodologjisë së përditësuar të Financial Action Task Force (FATF).

Në njoftim thuhet se hapjen e vizitës, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu theksoi angazhimin e nivelit të lartë politik për forcimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të vendit në fushën e luftës kundër krimit financiar.

Gjatë misionit, ekspertët e MONEYVAL zhvilluan takime me përfaqësues të ministrive, agjencive ligjzbatuese, institucioneve të drejtësisë dhe autoriteteve mbikëqyrëse, si dhe me struktura të tjera operacionale të shtetit.

Procesi përfshiu gjithashtu konsultime me sektorin privat, përfshirë banka, institucione financiare, noterë, avokatë, kazino, agjentë të pasurive të paluajtshme dhe organizata jofitimprurëse.

Ekipi vlerësues përbëhej nga ekspertë me përvojë ligjore, financiare dhe hetimore, të asistuar nga Sekretariati i MONEYVAL, duke reflektuar natyrën teknike të procesit të vlerësimit.

Raporti final pritet të diskutohet dhe miratohet në mbledhjen plenare të MONEYVAL në dhjetor 2026, një moment që mund të ndikojë në vlerësimin ndërkombëtar të Shqipërisë për përputhshmërinë me standardet financiare.

Rezultatet e raporteve të publikuara nga Moneyval marrin një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh ndikimin që kanë në perceptimin e profilit të vendit. /Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI