Flash

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, automjeti përfundon në kanal

Lapsi.al 6 May 2026
Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, automjeti përfundon

Një aksident ka ndodhur rreth orës 9:30 në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm. Një mjet me targa greke është përplasur nga pas nga një fuoristradë. Si pasojë e aksidentit ka patur dëme materiale për fuoristradën dhe mjeti me targa greke ka përfunduar në kanalin përbri autostradës.

Drejtuesi 40-vjeçar i mjetit me targa greke, i cili ishte emigrant që ishte kthyer nga Greqia në familje, ka përfunduar në spital. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti tip fuoristradë nuk ka mbajtur distancën dhe në momentin që mjeti me targa greke kishte ndezur sinjalin për të dalë në rrugë dytësore, është përplasur dhe ka përfunduar në kanal. Ky aks rrugor mbetet problematik sa u përket aksidenteve rrugore që janë pothuajse të përditshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 6 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.2 le...

08:49

Shkrumbohet makina në aksin Berat-Lushnjë

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale Berat-Lushnjë, në afërsi të fshatit Çukas. Sipas informaci...

08:31

Parashikimi i motit për sot, 6 maj 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesata...

07:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI