Flash

Berisha: Raporti i PE do të jetë program pune i PD-së

Lapsi.al 6 May 2026
Berisha: Raporti i PE do të jetë program pune i PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, i bëri thirrje të gjithë deputetëve që të angazhohen për protestën e 8 majit.

Berisha theksoi se “çdo minutë dhe çdo orë” duhet t’i kushtohet organizimit të asaj që ai e quajti një “kryengritje paqësore”.

Sipas tij, klima politike në vend karakterizohet nga përpjekje për të dekurajuar qytetarët dhe për të ushtruar presion mbi opozitën.

“Jemi në prag të 8 majit, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për opozitën shqiptare dhe shqiptarët. Ndaj dhe njëherë në mënyrën më të vendosur u bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë t’ia kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, si mesazhi më i rëndësishëm që ne u përcjellim shqiptarëve në kushtet kur përpiqen me çdo mjetet t’i dekurajojnë. Përpiqen me të gjitha mjetet të mbjellin terror në grahmat e fundit. Të dëshmojmë se ne nuk pranojmë kurrë Edi Ramën, qeverinë e tij si të ligjshme, nuk ka asnjë legjitimitet për shkak të zgjedhjeve që ka rrëmbyer, për shkak të vjedhjeve me të cilat është kapur. Dhe, të provojmë se ne jemi zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve dhe jemi forca kryesore integruese, forca kryesore që punojmë për të ardhmen e këtij vendi”, tha Berisha.

I ndalur në miratimin e raportit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të PE, Berisha deklaroi se ‘ai jetë program pune i Partisë Demokratike’, ndërsa vlerësoi misionin e tyre faktmbledhës.

“Ky raport i shkëlqyer nuk është meritë e jona, ne kemi bërë punën tonë, por ai është meritë e atyre burrave, grave, që erdhën në mision me vlerësimin më serioz për gjendjen në Shqipëri. Erdhën për t’i parë gjërat në vend, për të vërtetuar dhe u faktuan me faktorë nga më të ndryshmit të shoqërisë shqiptare. Dëgjuan të gjitha palët, u njohën me dokumentet dhe ajo që është ana më pozitive, se ky raport i hartuar nga socialisti Andreas Schieder dhe i amenduar nga deputetë të grupeve të tjera, është raport unanim i komisionit.

Mund të themi se për herë të parë në historinë e Shqipërisë miratohet një raport i tillë. Dhe njëherë, ne këtë raport do ta kemi program pune. Aq sa na takon ne, do i përgjigjemi me të gjitha mundësitë tona, bazuar në atë parim që thotë raporti, integrimi i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë. E thekson jo njëherë, por disa herë. Dhe ne të tillë koncept kemi”, u shpreh kreu i PD.

Të këshilluara

Arrestohet në Corleone nipi i Totò Riina

Është arrestuar në Corleone të Italisë, nipi i Totò Riina, shefit famëkeq të Cosa Nostra, i cili kishte fortesën e tij në qytetin sicilian. Me urdhër të gjyqtar...

23:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI