Flash

Ndryshon skema e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit

Lapsi.al 6 May 2026
Ndryshon skema e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit

Qeveria ka miratuar sot ndryshime në vendimin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Duke folur për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ndryshimet në VKM 419 parashikojnë heqjen e skemës së dëmshpërblimit me 8 këste të barabarta për një pjesë të përfituesve.

Ai theksoi se të gjitha pagesat me vlerë deri në 1 milion lekë, dëmshpërblimi do të kryhet menjëherë me këstin e radhës. Malaj tha ndër të tjera, se do të bëhet shlyerja e plotë e 6000 dosjeve për pesë vite, nga 10360 që janë në total.

"Në mbledhjen e sotme të qeverisë, miratuam një ndryshim në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave konsistojnë në heqjen e dëmshpërblimit të 8 kësteve të barabarta. Kemi marrë vendimin që për të gjithë ato pagesa që janë deri në vlerën deri në 1 milionë lekë, do të bëhet pagesa me këstin e rradhës. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve të propozuara, Ministria e Financave parashikon që brenda 4-5 viteve të bëjmë shlyrjen e plotë të 6000 dosjeve nga 10360 që janë në total.

Këto ndryshime kanë disa avantazhe të tjera. E para lidhet me pjesën e procesimit të pagesave që do të jetë më i shpejtë. Nëse sot kemi një procesim pagesash nga kësti në këst që varion nga 3.5 deri në 4 vjet, me ndryshimet e propozuara, koha e pagesave mes kësteve, do të shkurtohet nga 2 deri në 2.5 vjet Këto ndryshime do të sjellin nevojën për të shtuar fondin për dëmshpërblim ndaj ish të përndjekurve politikë, që për vitin 2026, është në masën 1.5 miliardë lek ose 15 milionë euro. Pra ndryshimet e propozuara, jo vetëm që do të rrisin eficencën e pagesave për ish të përndjekurit politikë, por nga ana tjetër do të përmbushim edhe një detyrim moral që kemi ndaj kësaj kategorie dhe familjarëve të tyre” tha Ministri Malaj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI