Flash

Zbulohen dy lokale që organizonin lojëra fati në Tiranë, arrestohet një nga pronarët

Lapsi.al 6 May 2026
Zbulohen dy lokale që organizonin lojëra fati në Tiranë,

Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku organizoheshin lojërat e fatit. Blutë njoftojnë se është vënë në pranga një nga pronarët e lokalit dhe është proceduar një administrator. Po ashtu, u sekuestruan tavolina pokeri dhe pajisje elektronike që shërbenin për këtë veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 3, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, zbuluan 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati.

Për këto raste:

-u arrestua shtetasi E. H., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin që administronte, në rrugën “Sitki Çiço”, u konstatua se kishte përshtatur ambientin për organizimin e lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri që u gjetën në lokal;

-u procedua penalisht shtetasi E. C., 55 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën aplikacione për baste sportive.

Kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 6 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.2 le...

08:49

Shkrumbohet makina në aksin Berat-Lushnjë

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale Berat-Lushnjë, në afërsi të fshatit Çukas. Sipas informaci...

08:31

Parashikimi i motit për sot, 6 maj 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesata...

07:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI