Flash

Europa dhe Conference League përcaktojnë finalistët, anglezët dominojnë mbrëmjen

Lapsi.al 7 May 2026
Europa dhe Conference League përcaktojnë finalistët,

Europa League dhe Conference League mësuan finalistët e sezonit 2025/26. Një mbrëmje plot emocione, përmbysje spektakolare dhe dominim total nga favoritet. Në Europa League, finalja e 20 majit në Stamboll do të jetë mes Aston Villa dhe SC Freiburg. Ndërsa në Conference League për trofeun e 27 majit në Leipzig do të jenë Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.

Aston Villa dhe Freiburg përmbysin gjithçka në Europa League

Aston Villa realizoi një përmbysje spektakolare ndaj Nottingham Forest, dhe fitoi 4-0 në ndeshjen e kthimit pas humbjes 1-0 në takimin e parë. Watkins hapi serinë e golave në minutën e 36-të pas asistit të Buendia. Ndërsa vetë argjentinasi dyfishoi nga pika e bardhë në pjesën e dytë. Në minutat e fundit McGinn vulosi suksesin me dy gola brenda pak minutash. Kjo i dha skuadrës së drejtuar nga Unai Emery një kualifikim të madh me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Përmbysje edhe nga SC Freiburg, që eliminoi SC Braga me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Gjermanët përfituan nga kartoni i kuq i hershëm i Dorgeles dhe ndërtuan fitoren 3-1. Gjithçka falë dopietës së Kubler dhe golit të Manzambi. Ndërsa goli i Pau Victor në fund vetëm sa shtoi tensionin në minutat e fundit.

Crystal Palace dhe Rayo Vallecano vulosin finalen e Conference League

Në Conference League, Crystal Palace konfirmoi epërsinë ndaj Shakhtar Donetsk duke fituar edhe ndeshjen e kthimit 2-1. Anglezët kaluan në avantazh pas autogolit të Henrique. Ndërsa Sarr realizoi golin që vulosi suksesin e përgjithshëm 5-2 për skuadrën e Oliver Glasner. Ndërkohë, Rayo Vallecano mposhti sërish RC Strasbourg Alsace. Spanjollët fituan 1-0 falë golit të Alemao, dhe siguroi finalen me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Katër skuadrat finaliste mbërrijnë në aktet e fundit të kompeticioneve europiane pas një rruge mbresëlënëse gjatë gjithë sezonit. Aston Villa dhe Crystal Palace synojnë trofeun e parë europian në historinë moderne të klubeve. Ndërsa Freiburg dhe Rayo Vallecano kërkojnë të shkruajnë kapitullin më të rëndësishëm ndërkombëtar në historinë e tyre.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI