Flash

U premtua për këtë verë, ARRSH kujtohet tani të hapë tender për bypassin e Elbasanit

Lapsi.al 7 May 2026
U premtua për këtë verë, ARRSH kujtohet tani të

Edhe pse u premtua nga qeveria dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku se këtë verë do të ishte hapur provizorisht Bypassi i Elbasanit për të shmangur trafikun ekstrem në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, ARRSH tani në maj kujtohet të hapë tenderat për ndërtimin e tij.

ARRSH ka njoftuar sot hapjen e dy procedurave të prokurimit.

Këto të fundit me objekt kontrate “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me korridorin VIII, Faza 1” dhe “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me Korridorin VIII, Faza II”.

Procedura e parë, Faza 1, ka një fond limit prej 3,3 miliardë lekësh, ndërsa Faza 2 ka një fond limit prej 2,5 miliardë lekësh, duke çuar në total fondin për këtë lot të parë në rreth 60 milionë euro.

Referuar dokumenteve që shoqërojnë procedurën e prokurimit nënvizohet se ky segment ka për qëllim të përmirësojnë lidhjen mes kryeqytetit dhe qytetit të Elbasanit dhe duke përforcuar lidhjet e Korridorit VIII, një nga korridoret kryesore ndërkombëtare në rajon.

Rruga ndjek kryesisht gjurmën e By-Pass-it të qytetit të Elbasanit, sipas Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë, me disa devijime të vogla për të përmbushur standardet e projektimit të një autostrade ndërurbane të kategorisë “A”. Segmenti fillon në fshatin Bradashesh, ku përfundon autostrada Tiranë–Elbasan, dhe vazhdon drejt jug-perëndimit të qytetit.

Terreni përgjatë këtij segmenti është kryesisht fushor, me kuota që variojnë nga 100 deri në 150 metra mbi nivelin e detit.

Projekti sipas dokumenteve ka marrë parasysh kushtet hidrologjike, gjeologjike dhe urbanistike të zonës përreth, për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri të lartë të rrugës. Ky segment ka një gjatësi prej 4,2 km.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka theksuar se ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit do të reduktojë trafikun në qendër të qytetit, do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të përmirësojë sigurinë rrugore për qytetarët dhe bizneset.

Të këshilluara

Kosova fillon të grumbullojë ar

Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare....

19:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI