Flash

Berisha sulmon Gonzaton: Sillet sikur të ishte ambasador i Ramës

Lapsi.al 9 May 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Sillet sikur të ishte ambasador i Ramës

Pas sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, kreu i PD Sali Berisha nuk ka kursyer as ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në Ditën e Europës, 9 Maj, Berisha tha se Gonzato sillet sikur është ambasador i kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD akuzoi Gonzaton se ka dërguar në Bruksel trillime, sipas tij, sikur opozita nuk mbështet integrimin e vendit në BE.

“Përsa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur, ky sillet si me qenë ambasador i Edi Ramës. Mbase, ky zotëri, në mënyrë të vërtetuar, vërtetuar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës. Sikur opozita nuk është për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera. Dhe se kur diskutohet nga Coelho se nuk i hiqet, pse nuk i hiqet imuniteti Lubi Ballukut, shkëlqesia e tij Gonzato, thotë se ky është interpretimi shqiptar i imunitetit”, tha Berisha.

Sali Berisha: E vërteta është se, njëherë në radhë të parë, dua t’ua uroj Ditën e Europës të gjithë shqiptarëve dhe europianëve. Por kjo ditë e gjen Shqipërinë në udhëkryqin më të rrezikshëm të historisë së saj. Në një udhëkryq të shkatërrimit të ëndrrës europiane. Në shumë kuptime. Në një kuptim, zëvendësimit të vlerave europiane, standardeve, normave dhe kritereve, me ato të narkoshtetit, të pushtetit absolut të Edi Ramës. Por në një kuptim tjetër, edhe të vetë ëndrrës, si të themi, si projekt i të rinjve shqiptarë që e marrin me vete rrugëve të botës. 720,000 të rinj shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, që do ndërtonin këtu Europën, do ndërtonin ëndrrën europiane. Tani, mendoj se, partnerët tanë kanë realizuar se ç’përfaqëson Edi Rama dhe qeveria e tij. Natyrisht, duhet të jemi të sinqertë. Edi Rama e ka bazuar kryekëput procesin e integrimit në lobim korruptiv. Lobim të fuqishëm korruptiv.

Nuk është e largët dita kur raportet që shkonin në Komisionin Europian nga përfaqësia e tij me të famshmen Romana, hajduten Romana Vlahutin, shkruheshin në zyrat e Edi Ramës dhe firmoseshin nga ajo. Shqiptarët dëgjuan se si u arrestua Frederica Mogherini, e cila ndër të tjera, ishte dhe mikesha më e dashur e Edi Ramës.

Por në qoftë se u arrestua në Bryzh për 3 milionë euro, unë ftoj prokurorin publik europian, ftoj OLAF-in, të vijnë të hetojnë marrëveshjen korruptive të saj me Edi Ramën që shkon në 20 milionë euro. Po imagjinoni ju, forcën dhe peshën e saj në lobim. Imagjinoni ju, dhjetëra e dhjetëra milionë euro që shpenzon për të korruptuar. Kurse, përsa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur, ky sillet si me qenë ambasador i Edi Ramës. Mbase, ky zotëri, në mënyrë të vërtetuar, vërtetuar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës. Sikur opozita nuk është për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera.

Dhe se kur diskutohet nga Coelho se nuk i hiqet, pse nuk i hiqet imuniteti Lubi Ballukut, shkëlqesia e tij Gonzato, thotë se ky është interpretimi shqiptar i imunitetit.

Në një kohë kur, në vitin 2009, 2010, 2011, sa herë ka kërkuar Prokurori i Përgjithshëm janë hequr imunitetet pa asnjë koment, zv/kryeministër, ministra me radhë. Por ne jemi ata që i themi gjërat haptas, dhe është përpjekur në shumë mënyra të paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit.

Po ka dështuar.

Eksponentë të rëndësishëm të Bashkimit Europian ia kanë bërë të qartë në prani të të tjerëve se opozita, se Partia Demokratike është thellësisht e orientuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe është partneri ynë, i është thënë shkëlqesisë së tij.

Ndaj dhe ai ka bërë zgjedhjen e vet. Është unifikuar komplet me Edi Ramën. Dhe sa herë unë thoja ndonjë të vërtetë, bashkë me ndonjë lobist të tjetër të tij në Komisionin Europian, lëshojnë deklarata.

Por unë absolutisht shqiptarëve dhe Bashkimit dhe partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI