Flash

Barcelona fiton titullin e 29 në El Clasico: thyen 2-0 Real Madrid në Camp Nou

Lapsi.al 10 May 2026
Barcelona fiton titullin e 29 në El Clasico: thyen 2-0 Real Madrid në

Java e 35 e La Liga dorëzon edhe titullin: e fiton, si pritej, Barcelona që mposht 2-0 Real Madrid në El Clasico dhe rrëmben titullin kampion në La Liga për herë të 29-të. I shkatërruar nga humbja e të atit, Hansi Flick sheh super-ndeshjen të zgjidhet për 20 minuta: Rashford e zhbllokon pas tetë minutash me një magji nga goditja e dënimit, Ferran Torres mbyll historinë në minutën e 18'. Me një Vinicius në presion e një Courtois të jashtëzakonshëm, Real mund vetëm të limitojë dëmet.

Barcelona feston titullin e 29-të në La Liga, dy nga dy me Hansi Flick, të tretin në 4 vite, ndërsa Madridi dëshpërohet duke u zhytur edhe më thellë në spiralen e tij vetëshkatërruese të kaosit, anarkisë dhe depresionit. Vetëm një herë, më 3 prill 1932, një La Liga ishte vendosur nga një El Clásico: Madridi kampion duke barazuar në Barcelonë. Me rezultatin 2-0, katalanasit, me 3 javë nga fundi, shkojnë në +14 ndaj rivalëve (që me Xabi Alonson kishin 5 pikë avantazh pas El Clásico në tetor) dhe vazhdojnë të vrapojnë drejt 100 pikëve të arritura në vitin 2012 nga Reali i Mourinhos dhe në 2013 nga Barça e të ndjerit Vilanova. Barça ka fituar 18 ndeshje nga 18 në shtëpi.

Heronjtë blaugrana

Është La Liga e teknikut Hansi Flick të pikëlluar, i goditur dje nga vdekja e të atit. Është titulli i 14-të për 37-vjeçarin Lewandowski, mes Polonisë, Gjermanisë dhe Spanjës. Bomberi ishte në stol dhe është drejt largimit, kush e di ndoshta drejt Italisë. Është La Liga e tretë për 18-vjeçarin Lamine Yamal, në tribunë duke kuruar dëmtimin muskulor në prag të Botërorit. Është La Liga e parë për Joan García, portierin e marrë nga Espanyol dhe blerja e vetme e merkatos 2025 për një Barça ende në krizë ekonomike dhe e bllokuar nga fair play financiar i La Liga-s.

Është triumfi i Spanjës: dje 9 nga 11 titullarët e Flick ishin të përzgjedhshëm nga Luis De la Fuente. Dhe mungonte Lamine, siç u përmend. Është një tjetër triumf i akademisë: 8 nga 11 lojtarët me më shumë minuta në këtë kampionat janë rritur te La Masia, të rinj dhe të fortë. Dhe kanë kushtuar zero. Është La Liga e presidentit Joan Laporta, i saporizgjedhur për herë të katërt, e dyta që nga rikthimi i tij në vitin 2021.

Lexo më tej: Barcelona mund ta fitojë titullin kundër Real Madrid: nuk ka ndodhur kurrë në histori

Për tu vlerësuar edhe Joao Cancelo, që në janar la Arabinë për të ardhur te Flick dhe për t’u shpallur kampion në Spanjë pas triumfeve në Portugali, Itali, Angli dhe Gjermani. Pastaj Gerard Martin, mbrojtës i majtë i kthyer në një qendërmbrojtës të besueshëm, Gavi i rikthyer nga dëmtimi i dytë i rëndë, motori Fermín me 6 gola dhe 9 asistime, truri Pedri, dhe tjetri i lindur në 2007, Cubarsí, titullar i padiskutueshëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI