Flash

Cardi B dhe Stefon Diggs nxisin aludimet për rikthim

Lapsi.al 10 May 2026
Cardi B dhe Stefon Diggs nxisin aludimet për rikthim

Cardi B dhe Stefon Diggs kwnë nxitur sërish thashethemet për ribashkim pas paraqitjes së tyre të afërt në një event për Ditën e Nënës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga gazetarja sportive Kelsey Nicole Nelson, Stefon shihet duke i dhënë një puthje në faqe reperes së famshme, ndërsa e përqafon gjatë eventit bamirës “Diggs Deep Foundation Mother’s Day Wellness”, të mbajtur të shtunën.

Dyshja pozoi edhe për fotografi gjatë eventit, ndërsa në një tjetër imazh të publikuar në rrjete sociale ata shihen duke u përqafuar ngrohtësisht, me Cardi-n që buzëqeshte e lumtur.

Paraqitja e tyre ka forcuar zërat se çifti është rikthyer bashkë, vetëm dy muaj pasi raportimet për ndarje qarkulluan në shkurt.

Spekulimet për një ribashkim nisën sërish në prill, kur Diggs mori pjesë në koncertin e Cardi B në Washington DC dhe më pas u pa duke kaluar kohë me të edhe në afterparty.

Sipas mediave amerikane, marrëdhënia e tyre kishte kaluar në krizë për shkak të problemeve të besimit. Burime pranë çiftit kishin deklaruar më herët se Cardi “nuk mund t’i besonte më” sportistit.

Cardi B dhe Stefon Diggs e bënë publike lidhjen e tyre në maj të vitit 2025 dhe kanë një djalë së bashku, të lindur në nëntor të po atij viti.

Ndërkohë, reperja vazhdon procesin e divorcit me Offset, me të cilin ka tre fëmijë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI