Flash

Filmi “The Rip” sjell telashe për Ben Affleck dhe Matt Damon

Lapsi.al 11 May 2026
Filmi “The Rip” sjell telashe për Ben Affleck dhe Matt Damon

Matt Damon dhe Ben Affleck po përballen me një padi nga disa oficerë policie të Miami-t lidhur me filmin e tyre të Netflix, “The Rip”.

Thrilleri kriminal, i publikuar në janar, i paraqet Damon dhe Affleck në rolet e oficerëve të njësisë antidrogë të Policisë Miami-Dade. Filmi është frymëzuar nga historia reale e bastisjes së vitit 2016 në Miami Lakes, e cila u bë sekuestrimi më i madh i parave në historinë e Miami-Dade, pasi policia konfiskoi mbi 24 milionë dollarë cash.

Tashmë, disa nga oficerët e përfshirë në operacionin e vitit 2016 kanë ngritur padi ndaj Affleck dhe Damon përmes kompanisë së tyre të produksionit, Artists Equity, raportoi 7 News Miami. Oficerët pretendojnë se filmi dëmton padrejtësisht reputacionin e tyre duke i portretizuar si policë të korruptuar.

“Kur thua ‘rip’, do të thotë të vjedhësh diçka. Ne nuk vodhëm asnjë dollar”, deklaroi Jonathan Santana, zëvendëssherif në Miami-Dade Sheriff’s Office.

Ai shtoi se pas publikimit të filmit është bërë objekt talljesh dhe akuzash nga njerëzit që e pyesin “sa kovë me para ka vjedhur”.

Avokati i tij, Ignacio Alvarez, tha se filmi “i portretizon oficerët e policisë si të korruptuar” dhe se kjo ka dëmtuar rëndë reputacionin e klientëve të tij.

“Klientët e mi do ta vuajnë këtë për pjesën tjetër të jetës, pasi njerëzit tani i perceptojnë si të pistë”, u shpreh Alvarez. Deri më tani, Affleck dhe Damon nuk kanë reaguar publikisht ndaj padisë.

Filmi, ku luajnë edhe Steven Yeun dhe Kyle Chandler, kishte shkaktuar polemika edhe më herët. Kryetari i bashkisë së Hialeah, Bryan Calvo, kritikoi ashpër produksionin në janar, duke pretenduar se filmi e paraqet qytetin si një vend të pasigurt.

“Ky film është një shuplakë për forcat tona të rendit”, tha Calvo për 7 News Miami. “Nëse dikush që nuk ka qenë kurrë në Hialeah e sheh këtë film, nuk do të donte të vinte këtu, dhe kjo është problematike.”

Ai theksoi gjithashtu se ngjarja reale ku bazohet filmi ka ndodhur në Miami Lakes dhe jo në Hialeah.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI