Flash

Prapaskena e Bartomeu: “Mbappé dhe Vinicius mund të kishin veshur fanellën e Barçës"

Lapsi.al 11 May 2026
Prapaskena e Bartomeu: “Mbappé dhe Vinicius mund të kishin

Një zbulim që mund të kishte ndryshuar fatin dhe destinacionin e lojtarëve, si edhe të dy superfuqive të futbollit europian si Real Madrid dhe Barcelona. Dy nga protagonistët më të mëdhenj të futbollit botëror mund ta kishin shkruar historinë me fanellën e Barcelonës. Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior, sot simbole të Real Madrid, në të kaluarën kanë qenë shumë pranë klubit blaugrana.

Barça pranë Vinicius

Gjatë një interviste të dhënë për ESPN Deportes, Bartomeu konfirmoi se Barcelona kishte punuar konkretisht për të sjellë Vinicius Junior në Katalonjë kur braziliani ishte ende një premtim i ri i Flamengos. Ish-presidenti blaugrana shpjegoi se klubi kishte nisur kontaktet si me familjen, ashtu edhe me agjentët e lojtarit, duke arritur madje edhe një marrëveshje paraprake. Megjithatë, sipas tij, Real Madrid arriti të futej me më shumë forcë në operacion.

“Blancos ndoshta paraqitën një ofertë më të mirë se e jona”, tregoi ish-drejtuesi, duke shpjeguar se si talenti brazilian përfundoi duke zgjedhur Madridin në vend të Barcelonës.

Tentativa për Mbappé në vitin 2017

Edhe më befasuese është prapaskena e lidhur me Kylian Mbappé. Bartomeu zbuloi se Barcelona provoi seriozisht të blinte sulmuesin francez në verën e vitit 2017, kur lojtari shpërtheu përfundimisht me fanellën e Monacos. Bartomeu tregoi se kishte folur personalisht me babanë e Mbappé në të paktën dy raste, shenjë e një tratative realisht të nisur. Megjithatë, Paris Saint-Germain arriti të lëvizte me më shumë vendosmëri dhe të bindte si Monacon ashtu edhe lojtarin.

Zgjedhja e Dembélé

Në rrëfimin e ish-presidentit blaugrana del në pah edhe një tjetër detaj domethënës: Barcelona, në atë periudhë, po investonte fort te Ousmane Dembélé. Sipas ish-presidentit Bartomeu, trajnerët e klubit e konsideronin francezin prioritet absolut për të përforcuar sulmin pas largimit të Neymar. Një zgjedhje teknike që ndikoi në mënyrë të pashmangshme edhe në garën për Mbappé. Në fund, talenti francez qëndroi në Francë duke kaluar te Paris Saint-Germain, ndërsa Barcelona mbylli operacionin për Dembélé në një nga tratativat më të kushtueshme në historinë e saj.

Një Clasico që mund të kishte qenë ndryshe

Pas shumë vitesh, rrëfimi i ish-numrit 1 Bartome ushqen në mënyrë të pashmangshme pendesën te tifozët blaugrana. Vinicius Junior dhe Kylian Mbappé janë sot dy nga simbolet e Real Madrid dhe protagonistë absolutë të El Clasico. Por historia mund të kishte marrë një drejtim krejt tjetër. Me zgjedhje të ndryshme dhe negociata të përfunduara me sukses, të dy lojtarët mund të kishin veshur fanellën e Barcelonës në vend që të bëheshin yje të rivalit të madh madrilen.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI