Flash

Sot në GJKKO seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj Ilir Metës

Lapsi.al 11 May 2026
Sot në GJKKO seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj Ilir

Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Në seancën e kaluar, Meta u shfaq pas kafazit të xhamtë, për herë të parë që pas arrestimit të tij. Ai lëshoi akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm.

“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, me kallëzues të rremë, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës. Ju ftoj nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, akt dhe sjellje timen”, dëgjohet teksa flet Meta pas kafazit prej xhami. Meta shfaqet për herë të parë publikisht për mediat, që pas arrestimit të tij në tetor të 2024-ës, ndërsa dukshëm shfaqet ndryshe në pamje.

Meta ka kërkuar me këmbëngulje që seancat gjyqësore të transmetohen live, si një kush sipas tij që gjithçka të jetë transparente. Ai iu drejtua me një kërkesë të veçantë edhe Gjykatës së Posaçme në lidhje me këtë çështje vetëm pak ditë më parë.

“Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale. Që prej 21 tetorit 2024, Meta nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka dhënë asnjë intervistë, ndërsa imazhi i fundit i tij mbetet momenti i arrestimit.

Meta përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 11 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me 81.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI