Flash

Bashkia e Tiranës shtyn afatin per aplikimin për kreditë e buta

Lapsi.al 12 May 2026
Bashkia e Tiranës shtyn afatin per aplikimin për kreditë e buta

Bashkia e Tiranës ka vendosur shtyrjen e afatit për aplikimin e qytetarëve për kredi të buta, pas njoftimit të portalit “e-Albania” që do të jetë jashtë funksionit në datat 15-18 maj. Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u shpreh se për këtë arsye, aplikimet për kredi të buta do të jenë të hapura deri në datë 22 maj, nga data 19 maj që ishte parashikuar në afatet fillestare.

“Siç jeni në dijeni, Bashkia e Tiranës ka nisur procesin e aplikimit për kredi të buta për vitin 2026. Procesi ka nisur më 20 prilli dhe është parashikuar të zgjasë deri më 19 maj. Aplikimet kryhen online përmes portalit “e-Albania”. Deri më sot që flasim, janë kryer 2600 aplkime. Por, sipas një njoftimi të portalit “e-Albania” dhe sipas problematikave që ka pasur, të gjitha ditët që do të jenë të pamundura për funksionim që janë njoftuar nga data 15-18 maj, do të zëvendësohen dhe afati i ri për momentin është data 22 maj”, deklaroi Ristani.

Po ashtu Ristani nënvizoi se nëse do të ketë nevoja të tjëra për shtyrje të afatit do të adresohen, në mënyrë që asnjë qytetar të mos ngelet jashtë programit të kredive të buta, për probleme teknike.

“Por nëse do të ketë nevoja të tjera për shtyrje të afatit do të adresohen. Kjo është për të thënë që asnjë qytetar që do përpiqet të bëhet pjesë e këtij programi nuk do të pengohet nga këto probleme teknike dhe do të kompensohen me kohën e përshtatshme për çdo ditë që E Albania nuk do të funksionojë”, theksoi Ristani.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI