Flash

Mblidhet qeveria britanike, 77 deputetë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Starmer

Lapsi.al 12 May 2026
Mblidhet qeveria britanike, 77 deputetë kërkojnë dorëheqjen

Kryeministri britanik, Keir Starmer po përballet me krizën më të thellë politike që prej marrjes së detyrës, ndërsa qeveria laburiste hyn sot në një mbledhje vendimtare mes tensioneve në rritje dhe thirrjeve të hapura për largimin e tij nga pushteti. Situata në Londër është përshkallëzuar në mënyrë dramatike gjatë ditëve të fundit, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm stabilitetin e kabinetit, por edhe vetë të ardhmen politike të Starmer. Brenda Partisë Laburiste po diskutohen dy skenarë kryesorë: largimi ose shkarkimi i ministrave rebelë të kabinetit, ose dorëheqja e vetë kryeministrit.

Mes figurave që kanë dalë publikisht kundër tij është edhe ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, e cila i ka kërkuar Starmer të përcaktojë një afat të qartë për të lënë postin. Kriza u thellua më tej pas rebelimit të gjashtë ndihmësministrave, të cilët ose dhanë dorëheqjen, ose kërkuan publikisht largimin e kryeministrit. Paralelisht, presioni brenda grupit parlamentar laburist është rritur ndjeshëm, me 77 deputetë që tashmë kanë kërkuar zyrtarisht largimin e Starmer.

Megjithatë, kryeministri britanik ka refuzuar të tërhiqet. Në një deklaratë të fundit, ai pranoi se qeveria kishte bërë gabime, por mbrojti linjën e tij politike, duke deklaruar se “vendimet e mëdha kanë qenë të drejta”. Pozitat e Starmer u dobësuan ndjeshëm edhe pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet lokale në Angli, ku laburistët humbën rreth 1.500 këshilltarë vendorë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI