Flash

“Nuk donte të rrezikonte lidhjen”, zbulohet frika e Kylie për Met Gala

Lapsi.al 12 May 2026
“Nuk donte të rrezikonte lidhjen”, zbulohet frika e Kylie

Kylie Jenner besohet se ka shmangur daljen publike në tapetin e kuq të Met Gala së bashku me partnerin e saj, Timothée Chalamet, për shkak të frikës nga i ashtuquajturi “mallkimi i Met Gala”.

Sipas burimeve për Page Six, Jenner dhe Chalamet kanë vendosur me vetëdije të mos paraqiten bashkë në eventin më të madh të modës gjatë viteve të fundit, pasi nuk donin që supersticioni i njohur në Hollywood të ndikonte në marrëdhënien e tyre.

“Kylie ishte shumë supersticioze për këtë gjë, sidomos pas eksperiencës që pati me Travis Scott,” tha burimi, duke iu referuar faktit se Jenner mori pjesë me reperin në Met Gala 2018 dhe 2019, përpara se çifti të ndahej përfundimisht në vitin 2023.

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u përfolën për herë të parë si çift në prill të vitit 2023 dhe që prej atëherë kanë preferuar ta mbajnë lidhjen larg ekspozimit të madh mediatik.

Aktori i njohur mungoi në Met Gala 2026, ndërsa Jenner u shfaq e vetme në tapetin e kuq me një fustan luksoz të markës Schiaparelli, të zbukuruar me perla dhe detaje të shumta elegante. Ndërkohë, Chalamet zgjodhi të ndiqte ndeshjen e basketbollit mes New York Knicks dhe Philadelphia 76ers në Madison Square Garden.

Në Hollywood prej vitesh qarkullon teoria e “mallkimit të Met Gala”, sipas së cilës shumë çifte të famshme janë ndarë pak kohë pasi kanë debutuar bashkë në tapetin e kuq të eventit. Mes emrave që shpesh përmenden janë Kim Kardashian dhe Pete Davidson, si edhe Miley Cyrus me Liam Hemsworth.

Të këshilluara

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung

Dua Lipa ka ngritur padi ndaj kompanisë Samsung Electronics, duke kërkuar të paktën 15 milionë dollarë  dëmshpërblim, me pretendimin se imazhi i saj është përdo...

16:47

Pete Davidson rikthen konfliktin me Kanye West

Pete Davidson ka rikthyer vëmendjen te konflikti i tij i vjetër me Kanye West, duke bërë një koment të fortë gjatë spektaklit “The Roast of Kevin Hart” në Netfl...

16:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI