Flash

Portierët e PSG përplasen si në rugby: përgatiten për goditjet standarde të Arsenal

Lapsi.al 12 May 2026
Portierët e PSG përplasen si në rugby: përgatiten për
Te Paris Saint-Germain vëmendja është tashmë e gjitha te finalja e Champions League kundër Arsenal, e planifikuar për 30 maj. Pavarësisht ndeshjes së afërt kundër Lens, PSG po punon që tani mbi situata specifike që mund të rezultojnë vendimtare në sfidën europiane. Gjatë stërvitjes së të martës, stafi i Luis Enrique organizoi një seancë të veçantë për portierët, të fokusuar kryesisht te menaxhimi i goditjeve standarde në mbrojtje, një nga pikat më të forta të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta. Në ushtrime, Matvei Safonov dhe portierët e tjerë punuan mbi daljet në ajër dhe largimet e topit në zonë nën presion të fortë fizik: për ta bërë stërvitjen sa më reale, disa anëtarë të stafit përdorën thasë përplasjeje të ngjashëm me ata të rugby, duke penguar qëllimisht portierët gjatë ndërhyrjeve.

PSG përgatit portierët për goditjet standarde të Arsenal

Objektivi i PSG-së është i qartë: të përgatisë portierët për intensitetin dhe agresivitetin e Arsenal në situatat me top të ndalur. Londinezët konsiderohen ndër skuadrat më të rrezikshme në Europë në goditjet standarde sulmuese, falë lëvizjeve të vazhdueshme dhe aftësisë për të krijuar kaos në zonën kundërshtare. Për këtë arsye, klubi francez dëshiron të mbërrijë i përgatitur për të menaxhuar çdo skenar të mundshëm në finalen e Budapestit, duke punuar që tani mbi aftësinë e portierëve për të ruajtur qetësinë dhe autoritetin edhe në momentet me kaos maksimal përpara portës, që mund të shkaktohen nga skemat e “Topçinjve” në goditjet standarde. Prej disa vitesh skuadra e Artetës është kthyer në një pikë reference në Europë dhe ka treguar mënyra të ndryshme për të shfrytëzuar goditjet standarde në fazën sulmuese, duke i bërë ato armë shumë të rrezikshme për mbrojtjet kundërshtare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI