Flash

Makina përplas motorin në Sukth, humb jetën 28-vjeçari

Lapsi.al 13 May 2026
Makina përplas motorin në Sukth, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së një të riu është regjistruar mbrëmjen e së martës në Sukth. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla. Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi 28 vjeç.

Për shkak të plagëve të marra nga përplasja e fortë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur t’u mbijetojë dëmtimeve. Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia bëri me dije se ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin 19 vjeç. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e plotë të përplasjes që i mori jetën 28-vjeçarit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 13 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:34

Parashikimi i motit, 13 Maj 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut paras...

07:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI