Flash

Berisha akuza Ramës: Po fsheh raportin e IBAR

Lapsi.al 13 May 2026
Berisha akuza Ramës: Po fsheh raportin e IBAR

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po fsheh raportin e fundit të Parlamenti Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si “raportin më kritik të miratuar ndonjëherë në historinë e procesit të integrimit”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian kritikon ashpër qeverinë shqiptare për procesin zgjedhor dhe funksionimin e institucioneve.

Sipas Berishës, dokumenti kërkon gjithashtu forcimin e rolit të parlamentit në procesin e integrimit europian dhe zbatimin pa vonesë të vendimeve të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Ai sulmoi edhe drejtuesit e Kuvendit, duke pretenduar se mazhoranca nuk ka interes real për integrimin europian, por për “mbrojtjen e aferave korruptive dhe pasurive të vjedhura”. Berisha u ndal edhe te çështja e investimeve strategjike dhe PPP-ve, duke pretenduar se raporti i Parlamentit Europian kërkon transparencë për këto projekte dhe publikimin e listave përkatëse. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë dhe mediat pranë saj se po shmangin debatin publik mbi raportin, ndërsa shtoi se dokumenti përmban kritika të ngjashme me ato të raportit IBAR për sistemin e drejtësisë dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Europian.

“Por të lëmë mënjanë këtë, se këta mbajnë errësirë, këta nuk bëjnë transparencë, dhe këto ne i mësojmë nga mediat dhe nga copëza të shkurtra që rrjedhin nga miqtë tanë. Po marrin tjetrën ne. Marrim raportin e Parlamentit Evropian. Raportin e Komisionit të Jashtëm. Raporti absolutisht më kritik i miratuar ndonjëherë në historinë e procesit të integrimit. Raporti që i thotë qeverisë, ti nuk bëre zgjedhje të drejta, bëre zgjedhje si parti shtet, bleve vota, etj. Raporti që kërkon që parlamenti të ketë një rol qendror në procesin e integrimit. E shihni ju atë Peleshin që qëndron në krye të parlamentit? Nuk ka interes integrimin ai, është si Edi Rama. Këta kanë interesa të pasurive që kanë vjedhur, se po të kishte interes integrimin, Oltës do i thoshte, nuk ke vend këtu më, shko, ka dy vendime Gjykata Kushtetuese. Ti je një hajdute, bashkë me bashkëshortin tënd, e faktuar me gjykatë, e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Ti nuk ke vend. Por Olta është pjesë e familjes Rama. Nuk ndodh kot kjo.

Dhe aty shkruhet e zezë mbi të bardhë, të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa vonesë.

Keni dëgjuar ju ndonjë preokupim për këto?

I vetmi preokupim si ta fshehim raportin me mediat e kontrolluara.

Të mos u themi shqiptarëve një fjalë se çfarë thotë ky raport.

Raporti thotë që duhet të hiqet imuniteti pa asnjë ndikim në sistemin e drejtësisë, pa pengesë.

Flitet ndonjë fjalë?

Hajde se për IBAR-in nuk e bëjnë publik dhe mediat e kontrolluara nga qeveria nuk mund të bëjnë debate.

Po për raportin që është publik? Nuk ka asgjë më shumë IBAR-i, raporti ka çdo gjë. Ka një ngjashmëri midis të dyjave. Raporti është nisur si një raport dyfaqësh dhe ka përfunduar si një raport me 300 e ca amendime, një raport 20-30 faqesh.

Edhe ai i IBAR, prandaj thotë ky e ka Komisioni atë debat, jo mor jo, është debat midis Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të BE. Pra, këtu asnjë fjalë.

Keni parë që raporti ndalet në mënyrë të përsëritur tek investimet strategjike, tek vjedhjet me investime strategjike dhe kërkon listën, publikimin e listës.

Një gjë u them, pas ndërhyrjes së BE në vitin 2024 është kaluar ligj për PPP-të. 10 PPP janë firmosur nga Edi Rama në kundërshtim flagrant me ligjin, pa e përfillur fare ligjin e miratuar në qeveri.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI