Flash

Ish-gjyqtari belg ngre alarmin: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri

Lapsi.al 13 May 2026
Ish-gjyqtari belg ngre alarmin: Mafia po i pastron paratë në hotele

Magjistrati i njohur belg, Michel Claise ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me mafien shqiptare dhe pastrimin e parave në vendin tonë. Gjatë një interviste për mediat belge, Claise u shpreh se mafia po i pastron paratë duke përdorur hotelet në Shqipëri.

Po ashtu, ai tha se mafia po pastron paratë në prona të patundshme në Marok. Ish-gjyqtari Claise është bërë një nga figurat më të njohura në vendin e tij në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Para disa kohësh, ai tha se mafia shqiptare në Belgjikë është bërë po kaq e fuqishme sa mafia marokene, e cila ka dominuar për shumë vite. Ndërkohë që në një tjetër intervistë, ai deklaroi se mafia shqiptare po shkatërron bregdetin e bukur të Shqipërisë.

“Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion,” shkruante ai.

Claise ka publikuar një libër për mafien shqiptare, ndërsa thotë se e ka hetuar vetë këtë mafie dhe e njeh fuqinë e saj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI