Flash

James Franco rikthehet në Cannes pas akuzave

Lapsi.al 13 May 2026
James Franco rikthehet në Cannes pas akuzave

James Franco është rikthyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes 2026, shtatë vite pasi karriera e tij në Hollywood u godit nga akuzat për sjellje seksuale të papërshtatshme.

Aktori i “Spider-Man”, 48 vjeç, u shfaq në ceremoninë hapëse të festivalit i shoqëruar nga partnerja e tij më e re, Izabel Pakzad, 30 vjeç. Çifti është në një lidhje që prej vitit 2017, ndërsa kjo ishte paraqitja e tretë radhazi e Franco-s në Cannes, pas rikthimeve të tij në festival edhe në vitet 2024 dhe 2025.

Sipas Variety, aktori u pa duke bërë foto me fansat dhe duke biseduar me aktorin Diego Luna përpara shfaqjes së filmit “The Electric Kiss”.

Rikthimi i tij në qendër të vëmendjes vjen pas periudhës së vështirë që nisi në vitin 2019, kur pesë ish-studente të shkollës së tij të aktrimit “Studio 4” e akuzuan për sjellje të papërshtatshme seksuale. Një prej tyre pretendoi se Franco e kishte detyruar të kryente seks oral.

Aktori i mohoi akuzat në atë kohë, ndërsa çështja përfundoi më pas me marrëveshje jashtë gjykate. Në intervista të mëvonshme, Franco ka pranuar se kishte marrëdhënie me studente gjatë kohës që jepte mësim, duke e cilësuar këtë si “sjellje të gabuar”.

Ai ka treguar gjithashtu se vuante nga varësia ndaj seksit, të cilën e zhvilloi pasi hoqi dorë nga alkooli në adoleshencë.

Skandali ndikoi rëndë në karrierën dhe jetën personale të aktorit, duke i kushtuar edhe miqësinë me Seth Rogen, i cili publikisht u distancua prej tij.

Megjithatë, Franco ka deklaruar së fundmi se është “një njeri i ndryshuar” dhe se periudha e izolimit nga Hollywood-i e detyroi të rishikonte jetën dhe prioritetet e tij.

Të këshilluara

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung

Dua Lipa ka ngritur padi ndaj kompanisë Samsung Electronics, duke kërkuar të paktën 15 milionë dollarë  dëmshpërblim, me pretendimin se imazhi i saj është përdo...

16:47

Pete Davidson rikthen konfliktin me Kanye West

Pete Davidson ka rikthyer vëmendjen te konflikti i tij i vjetër me Kanye West, duke bërë një koment të fortë gjatë spektaklit “The Roast of Kevin Hart” në Netfl...

16:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI