Flash

Kongresmeni amerikan Keith Self: Pse demokratët nuk po mbështesin Kosovën

Lapsi.al 13 May 2026
Kongresmeni amerikan Keith Self: Pse demokratët nuk po mbështesin

Kongresmeni republikan amerikan Keith Self ka vlerësuar rolin historik të ish-kongresmenit të ndjerë Eliot Engel në mbështetje të Kosovës, duke e cilësuar atë “ende hero në Kosovë”.

Gjatë një diskutimi në Kongresin Amerikan, Self tha se është ironike që shumë politikanë lavdërojnë përpjekjet e Engel për pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që, sipas tij, nuk tregojnë të njëjtin angazhim për të mbështetur Kosovën sot në rolin e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Eliot Engel është ende hero në Kosovë. Është ironike që vlerësohen përpjekjet e tij për pavarësinë e Kosovës dhe rëndësia që ajo ka sot, ndërsa sapo diskutuam një projektligj ku kolegët e mi në krahun tjetër nuk ishin të gatshëm të mbështesnin më tej Kosovën në përpjekjet e saj për t’u bërë një shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Self mbështeti gjithashtu iniciativën për t’i vendosur emrin e Eliot Engel një godine, duke e cilësuar një vlerësim të merituar për ish-kongresmenin amerikan, i njohur për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Megjithatë, kongresmeni shtoi se Engel, po të ishte sot i pranishëm, do të kërkonte më shumë angazhim konkret për avancimin e Kosovës në rajon.

“Besoj se nëse zoti Engel do të ishte këtu sot, ai do të donte të shkonim më tej, sepse e kuptonte rëndësinë e Kosovës në Ballkanin Perëndimor. Ndoshta do ta shkëmbente edhe emrin e ndërtesës vetëm për të çuar më tej rolin e Kosovës si një shtyllë stabiliteti në rajon”, u shpreh Self.

Të këshilluara

Durim Bami transferohet në burgun e Peqinit

Drejtoria e Burgjeve e ka transferuar sërish Durim Bamin. Mësohet se ai është transferuar sot nga burgu i Fushë Krujës, ku ishte ankuar se po i rrezikohej jeta,...

19:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI