Flash

OBSH paralajmëron: Përgatituni për më shumë raste të infektimeve me Hantavirus

Lapsi.al 13 May 2026
OBSH paralajmëron: Përgatituni për më shumë raste

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka bërë thirrje vendeve të përgatiten për më shumë raste me hantavirus, pas përkeqësimit të situatës së një gruaje franceze të infektuar në anijen turistike MV Hondius.

Autoritetet shëndetësore në Paris njoftuan se 65-vjeçarja, e prekur nga varianti e Andeve të virusit, ndodhet në terapi intensive dhe është vendosur në intubim për shkak të formës më të rëndë të sëmundjes kardiopulmonare.

Në një konferencë për shtyp në Madrid, Tedros falënderoi Spanjën për “dhembshurinë dhe solidaritetin” e treguar ndaj pasagjerëve të anijes dhe u bëri thirrje autoriteteve të ndjekin rekomandimet e OBSH-së, që përfshijnë karantinë 42-ditore dhe monitorim të vazhdueshëm të kontakteve me rrezik të lartë.

“Për momentin nuk ka shenja të një epidemie më të madhe, por situata mund të ndryshojë. Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit, është e mundur të shohim më shumë raste në javët e ardhshme”, deklaroi ai.

Anija MV Hondius, e cila po lundronte nga Argjentina drejt Kepit të Gjelbër, u bë epiqendra e shpërthimit pasi tre pasagjerë – një çift holandez dhe një shtetas gjerman – humbën jetën nga virusi. Edhe pse hantavirusi zakonisht transmetohet nga brejtësit e egër, OBSH theksoi se në raste të rralla mund të transmetohet edhe nga njeriu te njeriu përmes kontakteve të afërta.

Deri më tani, OBSH ka konfirmuar 11 raste të variantit të Andeve të virusit, përfshirë një shtetase amerikane dhe gruan franceze që u evakuuan nga anija.

Ndërkohë, Ministria spanjolle e Shëndetësisë konfirmoi se një nga 14 spanjollët e vendosur në karantinë në një spital ushtarak në Madrid rezultoi pozitiv për virusin dhe po shfaq simptoma të lehta respiratore, por gjendja e tij mbetet stabile.

Tedros paralajmëroi se mund të ketë më shumë infektime për shkak të kontakteve të shumta mes pasagjerëve në javët përpara se të konfirmohej rasti i parë më 2 maj.

“Pati shumë ndërveprim mes pasagjerëve gjatë udhëtimit dhe periudha e inkubacionit është gjashtë deri në tetë javë. Për këtë arsye presim më shumë raste”, tha ai.

Pas refuzimit të autoriteteve të Kepit të Gjelbër për ta lejuar anijen të ankorohej, më shumë se 120 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi u evakuuan në Tenerife në një operacion të koordinuar nga autoritetet spanjolle.

Ndërkohë, ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, deklaroi se deri tani nuk ka prova që virusi të ketë pësuar mutacion, megjithëse analizat laboratorike ende vijojnë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 13 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:34

Parashikimi i motit, 13 Maj 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut paras...

07:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI