Flash

Përplasjet SHBA-Iran për Ngushticën e Hormuzit, rritet sërish çmimi i naftës

Lapsi.al 13 May 2026
Përplasjet SHBA-Iran për Ngushticën e Hormuzit, rritet

Çmimet e naftës bruto u rritën ndjeshëm, ndërsa po zvogëlohet gjithnjë e më shumë mundësia e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që mund të ulte tensionet dhe të çonte në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Nafta Brent u rrit me 3.4%, duke arritur në 107.77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI u ngrit me 4.2% në 102.18 dollarë për fuçi, duke kaluar sërish pragun prej 100 dollarësh. Rritja e çmimeve erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump hodhi poshtë kundërpropozimin e Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit. Trump e cilësoi ofertën iraniane si “të pakuptimtë”.

“Jemi në një bllokim, në një konflikt të ngrirë”, deklaroi për CNBC Amos Hochstein, ish-këshilltar i lartë për energjinë i presidentit Joe Biden. Sipas tij, Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet e mbyllur, duke krijuar një situatë që ai e përshkroi si “pa luftë, pa naftë, pa transport detar”. Hochstein paralajmëroi se është shumë e vështirë të ketë përparim këtë javë, pas takimit Trump- Xi Jinping.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 13 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:34

Parashikimi i motit, 13 Maj 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut paras...

07:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI