Flash

Debati mbi integrimin/ Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm

Lapsi.al 14 May 2026
Debati mbi integrimin/ Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe gjendjen e demokracisë në vend. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Alizoti u shpreh me ton kritik ndaj qeverisjes, duke theksuar se Shqipëria po largohet nga standardet demokratike dhe se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të arrihet përmes propagandës apo servilizmit, por vetëm përmes kritikës dhe respektimit të vlerave demokratike.

Alizoti iu referua edhe parimeve themeluese të Bashkimit Europian, duke theksuar rëndësinë e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës si kushte thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë.

"Të jesh pjesë e një unioni sot, ku është unioni më demokratik në botë, është mirë që të diskutojmë. Dhe ata që e ndërtuan dhe e themeluan këtë union, besuan që e ardhmja e tyre dhe ku i dorëzuan planin nga Jean Monnet-ja, Robert Schuman-it, i cili kishte kaluar në Luftën e Dytë Botërore, kishte përjetuar luftën, autokracinë, diktaturat, filloi të besonte dhe hodhi një tezë: Kombet tona do të jenë të sigurta vetëm nëse ka demokraci. Në Shqipëri nuk ka demokraci. Në Shqipëri ka autokraci. Nuk shkohet në Europë as me recitime, as me lavdërime, as me servilizëm, por shkohet me kritikë. Kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në parlament, duhet të jetë kryenegociatorja dhe duhet të lexohet raporti për problemet që ka Shqipëria. Nëse ne flasim më shumë për problemet, jemi më afër Europës.

A nëse ne kthehemi lavdërimeve, propagandës, glorifikimeve, atëherë nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm se kthehemi aty ku ishim 50 vjet tërë kohës. Kështu që, kjo ditë kaq e rëndësishe dhe unë do mbaja një fjalim po e tërhoqa fjalën, ka lënë vetëm katër minuta për të folur për integrimin e Shqipërisë, e cila është një vizion e një pjese të madhe të persekutuarve politikë që vdiqën burgjeve të komunizmit për vlerat perëndimore. Vetë doja të flisja sot të paktën 10 minutësh për këtë tezë. Koha e caktuar është minimaliste. Ne nuk hyjmë në Europë me servila. Harrojeni këtë gjë. As me injorim, as me bullizim. Europa është vlerë. Bazohet në një vlerë të madhe. Dhe me, nuk hyjmë dot as me krimin e organizuar, as me heqje fjale, as me shkurtim fjale. Hyjmë vetëm me vlera. Prandaj do ishte etike, por njerëzit që nuk kanë pasur ndonjëherë etikë, nuk e kuptojnë ç'është Bashkimi Europian”, tha Alizoti.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 14 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shite...

09:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI