Flash

Atentat më armë në Prishtinë, plagoset rëndë Harbin Vitija

Lapsi.al 14 May 2026
Atentat më armë në Prishtinë, plagoset rëndë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtinë. Mësohet se një person është plagosur në kokë. I plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet në gjendje kritike.

Sipas mediave të Kosovës, shënjestër e sulmit dyshohet se ka qenë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”. Ai është qëlluar në një lokal. 

Ky është i dyshuari për gjuajtjen me armë zjarri në Bregun e Diellit

Sa u përket autorëve, dyshohet se ata kanë qenë dy dhe në momentin e ngjarjes kanë qenë të maskuar. Të njëjtat burime saktësuan se më pas ata janë larguar menjëherë.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Kush është “Plaku i Bregut”?

Harbin Vitija është një person i njohur për organet e rendit dhe rrethin shoqëror, i cili nga viti 2016 është përfshirë në disa raste që lidhen me botën e krimit.

Që nga viti 2016, ai është përfshirë në disa raste penale dhe ka vuajtur edhe dënim me burg.

Në korrik të vitit 2016, Harbin Vitija kishte gjuajtur me armë zjarri në festivalin e njohur “Beer Fest”, që po mbahej në sheshin “Nëna Tereza”.

Disa ditë më vonë, më 16 gusht, Policia e Kosovës kishte arritur ta arrestonte Harbin Vitijën, atëkohë 15 vjeçar. Ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Edhe në vitin 2020, ai u përfshi në një rast tjetër kriminal, ku ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “posedim i paautorizuar i armës”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 25 nëntor 2020, Harbin Vitija akuzohej se më 11 qershor 2020, rreth orës 21:30, në lokalin “Amarito” në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin F.Z., në momentin që takohen rastësisht në lokal, dalin jashtë dhe aty i akuzuari e sulmon me armë të ftohtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në fytyrë.

Më 10 dhjetor 2020, ai ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 5 vite burgim për vrasje në tentativë, si dhe 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Më pas rasti ishte kthyer në rigjykim, ndërsa më 7 qershor 2021, Vitija para trupit gjykues deklaroi: “Jo nuk e pranoj fajësinë”.

Në nëntor të vitit 2022, Policia e Kosovës, me urdhëresë të gjykatës, kishte arritur të arrestojë Harbin Vitijën, lidhur me rastin për të cilin ishte dënuar me burgim, dhe ai ishte dërguar në vuajtje të dënimit për “lëndim të rëndë trupor”.

Ndërsa, natën e 13 qershorit 2024, Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, dyshohet se kishte shtënë me kallashnikov AK-47 në drejtim të një grupi personash me të cilët një ditë më parë kishte pasur konflikt verbal. Palët e përfshira në rast janë kërkuar nga Policia, ndërsa në vendin e ngjarjes ishin sekuestruar 19 gëzhoja, si dhe gjatë bastisjes ishin gjetur fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

Një vit më pas, “Plaku” ishte viktimë e një sulmi me thikë në Burgun e Dubravës.

I burgosuri që dyshohet për tentim vrasje ishte Ruzhdi Hasani, rreth 25-vjeçar, ndërsa viktimë Harbin Vitija, rreth 24-vjeçar. 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI