Flash

"Theksoni se jemi më afër se kurrë", si i orienton zyra e propagandës deputetët e PS

Lapsi.al 14 May 2026
"Theksoni se jemi më afër se kurrë", si i orienton zyra

Kuvendi miratoi sot një rezolutë që nuk i hyn në punë as dreqit, për integrimin e Shqipërisë në BE. Teksa procesi ka ngelur për shkak të mbrojtjes që Edi Rama i bëri të pandehurës Belinda Balluku, në Tiranë PS e PD u bënë bashkë për të miratuar një rezolutë fiktive.

Ndërkohë pas miratimit të saj, nga zyra e propagandës së Edi Ramës në Kryeministri, është shpërndarë me urgjencë një mesazh për deputetët e PS-së.

"Mos humbisni mundesine per nje reels per rezoluten, jepini peshen publike qe i takon, se eshte moment shume i rendesishem. Sido ta interpretoni, theksoni qe jemi me afer se kurre /qe kemi nje plan te perbashket kombetar dhe falenderoni koleget e opozites qe u bene pjese", shkruhet në mesazhin që ka parë Lapsi.al

Mesazhi nxit deputetët t'i bëjnë jehonë kotësisë së një rezolute që s'ka asnjë vlerë dhe dukej më shumë si e stisur për të futur në kurth opozitën, e cila e kompleksuar bashkoi votat me mazhorancën duke e votuar. Opozita që përbetohet për revolucion kundër regjimit të Ramës, shkon dhe bashkon votat me PS-në për një rezolutë që s'ka asnjë vlerë.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI