Flash

VIDEO/ Shikoni KËTU performancën e Alis për Shqipërinë në Eurovision

Lapsi.al 14 May 2026
VIDEO/ Shikoni KËTU performancën e Alis për Shqipërinë

Alisi ka dhuruar një performancë të shkëlqyer në skenën e Eurovision Song Contest 2026, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Me një interpretim plot emocion, siguri dhe energji, artisti arriti të krijojë një nga momentet më të bukura të mbrëmjes.

Kënga u shoqërua me një performancë moderne skenike, efekte vizuale mbresëlënëse dhe një interpretim vokal shumë të vlerësuar nga fansat e festivalit.

Duartrokitjet e gjata në fund të performancës treguan entuziazmin e publikut për paraqitjen e tij.

Prezantuesit e festivalit kanë shpallur zyrtarisht të hapur televotimin, duke nisur kështu numërimin mbrapsht të atyre që konsiderohen si “15 minutat e arta” për kualifikimin e Shqipërisë në Finalen e Madhe.

Apeli për Diasporën: Finalja e Madhe në duart tuaja

Me rregullat që ndalojnë votimin nga brenda territorit shqiptar, pesha e kualifikimit bie tërësisht mbi supet e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit. Çdo sekondë e këtyre 15 minutave është e rëndësishme. Janë vetëm 15 minuta për të bërë diferencën.

Si të votoni TANI për Alis?

Mbështetësit ftohen të veprojnë menjëherë, pasi koha është rreptësisht e limituar:

Dërgoni Kodin 13

Nëpërmjet një SMS-je me tekstin 13 në numrat e publikuar nga transmetuesit përkatës në shtetin ku jetoni.

Kujtojmë se çdo person ka të drejtë të dërgojë deri në 10 SMS nga i njëjti numër celulari.

Për shqiptarët që ndodhen në shtete që nuk garojnë në Eurovizion (përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë), votimi duhet të kryhet përmes platformës zyrtare www.esc.vote.

Mos e lini për minutën e fundit! Dërgoni 10 SMS-të tuaja tani me numrin 13. Çdo votë është një biletë për Shqipërinë drejt finales së të shtunës.

Koha po ecën mbrapsht. 15 minutat e arta janë hapur. Le ta çojmë Shqipërinë aty ku e ka vendin, në Finalen e Madhe të Eurovizionit!

Të këshilluara

James Franco rikthehet në Cannes pas akuzave

James Franco është rikthyer në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes 2026, shtatë vite pasi karriera e tij në Hollywood u godit nga akuzat për sjellje...

16:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI