Flash

Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje të një vrasjeje

Lapsi.al 15 May 2026
Arrestohet drejtori i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje

Drejtori i Policisë së Beogradit, Veselin Milić, është arrestuar nën dyshimet për fshehje të një krimi dhe ndihmë ndaj autorit për zhdukjen e trupit të viktimës.

Së bashku me të janë arrestuar edhe tre policë të sigurisë së tij personale, si dhe autori i dyshuar i vrasjes.

Sipas mediave serbe, që citojnë burime nga Ministria e Brendshme, Milić kishte organizuar më 12 maj një takim mes dy drejtuesve të grupeve rivale kriminale në një restorant të njohur në Beograd, me qëllim pajtimin e tyre.

Njëri prej tyre ishte Aleksandar Nesoviç, i lidhur me një grup mafioz të Beogradit të Ri, ndërsa tjetri identifikohet vetëm me inicialet S.B.

Raportohet se takimi përfundoi me konflikt mes tyre dhe S.B. qëlloi për vdekje Nesoviçin.

Sipas hetimeve, drejtori i policisë dhe truprojat e tij ndihmuan autorin për të zhdukur trupin e viktimës dhe për të pastruar vendin e ngjarjes nga provat.

Një ditë më vonë, bashkëshortja e viktimës denoncoi zhdukjen e tij, duke deklaruar se hera e fundit që kishte folur me të ishte pikërisht nga restoranti ku ndodhi ngjarja.

Hetimet kriminalistike zbuluan gjurmë gjaku që i përkisnin viktimës, çka çoi në zbulimin e krimit dhe përfshirjen e zyrtarëve policorë.

Partitë opozitare në Serbi kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Ivica Dačić, si dhe shkarkimin e kreut të policisë serbe, duke akuzuar qeverinë se “ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar”.

Veselin Milić kishte shërbyer si këshilltar sigurie i presidentit serb Aleksandar Vučić gjatë viteve 2018-2020.

Ai ishte dekoruar disa herë për shërbimin në polici, përfshirë medaljen e artë të guximit “Milos Obiliç”, të dhënë nga Vuçiç në vitin 2021.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI