Flash

Jennifer Lopez në një romancë të re dashurie me aktorin?

Lapsi.al 15 May 2026
Jennifer Lopez në një romancë të re dashurie me aktorin?

Jennifer Lopez ka ndezur spekulimet për një romancë të re pas paraqitjeve tepër të afërta me kolegun e saj Brett Goldstein gjatë promovimit të filmit të tyre të ri “Office Romance”.

Dyshja, që luan në komedinë romantike të Netflix, u panë shumë të afërt në një event të fundit të Netflix, ku Lopez u shfaq me një fustan dekolte dhe nuk i kurseu buzëqeshjet, të qeshurat dhe afrimitetin ndaj aktorit britanik 45-vjeçar.

Momentet mes tyre u bënë menjëherë virale në rrjet, duke shtuar zërat se mes tyre mund të ketë lindur diçka më shumë se miqësi gjatë xhirimeve të filmit.

Burime pranë produksionit kanë treguar se kimia mes Lopez dhe Goldstein ishte e dukshme që në ditët e para të xhirimeve.

“Ishte sekret publik në set se Brett dhe J.Lo shkonin jashtëzakonisht mirë bashkë. Kimia mes tyre ishte elektrizuese,” tha një burim.

Sipas raportimeve, ata kanë qenë vazhdimisht shumë të afërt, duke bërë shaka, duke qeshur dhe kaluar kohë së bashku edhe jashtë xhirimeve. Një tjetër burim shtoi se gjatë festës përfundimtare të filmit, dyshja “ishin pothuajse gjithë kohës pranë njëri-tjetrit”.

Jennifer Lopez ka folur gjithashtu me superlativa për kolegun e saj, duke vlerësuar energjinë dhe natyrshmërinë e tij në ekran.

“Ai solli një energji shumë të qetë dhe të sigurt. Është natyrshëm simpatik dhe shumë funny,” u shpreh këngëtarja dhe aktorja.

Filmi “Office Romance”, i cili pritet të publikohet më 5 qershor, rrëfen historinë e një romance sekrete në ambientet e punës mes një CEO-je dhe një punonjësi të ri.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI