Flash

Arrestohet shefi i komisariatit të Sarandës

Lapsi.al 15 May 2026
Arrestohet shefi i komisariatit të Sarandës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar këtë të premte një operacion lidhur me fenomenin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil. Në fokus ishte verifikimi i rolit dhe përgjegjësisë së efektivëve të policisë në lejimin apo mosparandalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Raportohet se deri më tani është vënë në pranga shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari dhe 2 efektivë.

Lëvizja e AMP vjen pas disa rasteve të evidentuara gjatë ditëve të fundit në këtë zonë. Në njërin rast, Prokuroria sekuestroi një kat hoteli të ndërtuar pa leje, ndërsa në rastin tjetër, në një plazh të Ksamilit, u arrestuan 8 punëtorë që po kryenin punime të paligjshme. /LAPSI.al

Të këshilluara

Moti i trazuar godet Ballkanin në fundjavë

Një valë e fortë të ftohti që po përfshin Europën ka nisur të ndikojë edhe në Ballkan dhe rajonin e Mesdheut, ku gjatë fundjavës pritet mot i paqëndrueshëm me s...

18:55

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në qytetin e Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas in...

16:53

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI