Flash

Lideri global jep leksione: Më shqetëson ku po shkon Europa, të rivlerësojmë veten

Lapsi.al 15 May 2026
Lideri global jep leksione: Më shqetëson ku po shkon Europa, të

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një paneli gjatë vizitës së tij në Estoni. Duke folur për panelin e konferencës Lennar Meri, Rama u ndal te situata e Europës në atmosferën e re gjeopolitike që po formësohet.

Ai u shpreh se europianët duhet të ndalojnë duke fajësuar dhe duke drejtuar gishtin te SHBA dhe Trump dhe të rivlerësojnë veten për një përgjigjje ndaj situatës së re.

"Duke folur për NATO 3.0 fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin, na çon në një tjetër pikë që meriton vëmendje, se legjitimiteti politiko minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa, në vend të fajësojmë, të rrekemi të vlerësojmë pozicionin tonë. Duke drejtuar gishtin drejt SHBA dhe Trump, na duhet të bëjmë një vlerësim, të kuptojmë se konteksti sigurisht ka ndryshuar, cila do jetë përgjigja reale. Nuk mendoj se duhet të jetë vetëm në mbishpenzime dhe të mos trajtojmë problemet strukturore. Kur vjen fjala te e gjithë mënyra që duhet të veprojmë, nuk jemi më ashtu siç dukemi kur shihemi si një shumë aritmetike e PBB-ve tona. Do e mbyll për habinë tuaj me një pyetje. Që mendoj se Europa duhet ta bëjë vetes. Sa mund të shpenzojë një civilizim për të ruajtur veten pa dobësuar themelet", u shpreh Rama.

Të këshilluara

Moti i trazuar godet Ballkanin në fundjavë

Një valë e fortë të ftohti që po përfshin Europën ka nisur të ndikojë edhe në Ballkan dhe rajonin e Mesdheut, ku gjatë fundjavës pritet mot i paqëndrueshëm me s...

18:55

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në qytetin e Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas in...

16:53

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI