Flash

“Nuk rrezikoi askënd”, përfaqësuesi i Britney Spears mohon akuzat

Lapsi.al 15 May 2026
“Nuk rrezikoi askënd”, përfaqësuesi i Britney Spears

Përfaqësuesi i Britney Spears ka reaguar ndaj raportimeve se këngëtarja ishte sjellë në mënyrë “të çrregullt” gjatë një darke në një restorant në Los Angeles dhe se mbante një thikë në dorë.

Në një deklaratë për revistën PEOPLE, përfaqësuesi i artistes tha se raportimet janë “të ekzagjeruara”.

“Britney po shijonte një darkë të qetë me asistentin dhe truprojën e saj. Ajo thjesht po tregonte një histori për qenin e saj që lehte ndaj fqinjëve. Në asnjë moment nuk vuri askënd në rrezik me thikë. Ajo po priste hamburgerin në gjysmë,” thuhej në reagim.

Sipas përfaqësuesit, mënyra se si po trajtohet situata nga mediat kujton periudhën e vështirë që Spears përjetoi rreth 20 vite më parë.

“Ky sulm i vazhdueshëm ndaj çdo gjëje që ajo bën është absurd dhe duhet të ndalojë,” shtoi ai.

Raportimet nisën pasi TMZ publikoi pretendime nga dëshmitarë okularë, të cilët thanë se Britney kishte bërtitur dhe ishte sjellë në mënyrë të çuditshme gjatë darkës në restorantin Blue Dog Tavern në Sherman Oaks.

Një gazetari i njohur i showbiz-it, Jeff Sneider, shkroi në rrjetin X se darka pranë Spears ishte një “eksperiencë e çmendur”, duke pretenduar se një kliente “kishte frikë për jetën e saj”.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi Britney Spears foli në Instagram për “udhëtimin e saj shpirtëror”, ndërsa ndau foto me një gjarpër të vogël.

Këngëtarja ndodhet gjithashtu në qendër të vëmendjes pas arrestimit në mars për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Spears pranoi fajësinë për drejtim të pakujdesshëm dhe u dënua me 12 muaj provë, gjoba financiare dhe programe rehabilitimi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI