Flash

Viti 2025 historik për Fibank, fitimi neto dhe kreditimi arrijnë nivelet më të larta

Lapsi.al 15 May 2026
Viti 2025 historik për Fibank, fitimi neto dhe kreditimi arrijnë

Fibank Albania ka arritur një nga vitet më të suksesshme në historinë e saj, duke regjistruar rritjen më të lartë të aktiveve dhe depozitave në të gjithë sistemin bankar gjatë vitit 2025. Banka raportoi një zgjerim të ndjeshëm të aktivitetit, me rritje të fortë të portofolit të kredive, fitimin më të lartë neto të regjistruar ndonjëherë dhe tregues të lartë kapitalizimi.

Sipas të dhënave financiare të bankës, aktivet totale u rritën me rreth 24% gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i rritjes në sistemin bankar shqiptar. Rritja e aktiveve i ka dhënë Fibank edhe zgjerimin më të madh të peshës në treg, me një rritje të ndjeshme të market share.

Depozitat shënuan performancë rekord, duke u rritur me rreth 22%, sërish ritmi më i lartë në sistemin bankar dhe më shumë se dyfishi i mesatares së sektorit. Sipas bankës, kjo përfaqëson edhe rritjen më të madhe ndonjëherë në vlerë absolute të depozitave të klientëve.

Aktiviteti kreditues i bankës u zgjerua me ritme të shpejta. Fibank Albania e mbylli vitin me rritje prej rreth 23% të portofolit të kredisë, duke u renditur ndër bankat me zgjerimin më të lartë të financimit në treg. Banka evidenton se gjatë vitit 2025 është regjistruar niveli më i lartë ndonjëherë i kredive të reja të disbursuara.

Paralelisht me zgjerimin e aktivitetit, Fibank ruajti edhe tregues të fortë të qëndrueshmërisë financiare. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në rreth 23.6% në fund të vitit 2025, niveli i dytë më i lartë në sistemin bankar shqiptar, ndërsa banka regjistroi gjithashtu fitimin neto më të lartë në historinë e saj.

Gjatë vitit 2025, Fibank Albania zgjeroi edhe praninë fizike në treg përmes hapjes së degëve të reja. Paralelisht, banka investoi në përmirësimin e eksperiencës së klientit, duke zgjeruar paketat e produkteve dhe duke forcuar më tej kanalet digjitale.

Fibank vlerëson se rezultatet e arritura gjatë vitit 2025 marrin rëndësi të veçantë edhe për faktin se u realizuan në një ambient konkurrues dhe dinamik për sektorin bankar shqiptar. Viti2025 ishte pozitiv për të gjithë sistemin financiar, me rritje të aktivitetit ekonomik, zgjerim të kreditimit dhe rritje të besimit tek sektori bankar. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI