Flash

Shefi i OKB-së mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael

Lapsi.al 16 May 2026
Shefi i OKB-së mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mirëpriti njoftimin për një zgjatje 45-ditore të ndërprerjes së armiqësive midis Libanit dhe Izraelit. Guterres rikonfirmoi mbështetjen e organizatës botërore për të gjitha përpjekjet për t'i dhënë fund armiqësive dhe për të lehtësuar vuajtjet e komuniteteve në të dyja anët e Vijës Blu.

“Sekretari i Përgjithshëm i bën thirrje të gjithë aktorëve që të respektojnë plotësisht ndërprerjen e armiqësive, të ndërpresin çdo sulm të mëtejshëm dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjin ndërkombëtar humanitar, në çdo kohë”, njofton zyra e shtypit.

Në njoftim shkruhej se, Kombet e Bashkuara do të mbështesin të gjitha përpjekjet diplomatike për të çuar përpara zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit, e cila synon të zgjidhë Luftën e Libanit të vitit 2006 midis Hezbollahut dhe Izraelit.

Të këshilluara

Tërmet 6.4 ballë në Japoni

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë goditi verilindjen e Japonisë, pa shkaktuar paralajmërim për cunami, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze. Lëk...

10:49

Kina gati për epokën e anarkisë

Nga Sam Chetwin George Republika Popullore e Kinës u themelua duke luftuar perandorinë. Partia Komuniste Kineze e ndërtoi identitetin e saj mbi anti-imperial...

15:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI