Flash

FOTO/ Kontroll në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, gjenden sende të ndaluara

Lapsi.al 17 May 2026
FOTO/ Kontroll në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, gjenden sende të

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë detaje mbi një aksion “blic” të zhvilluar në IEVP e Lushnjës dhe të Elbasanit. Kontrollet janë ushtruar në qeli, regjimet e brendshme, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, si dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, si PS4, USB dhe pajisje te tjera elektronike.

May be an image of ambulance and tree

"Mëngjesin e kësaj të diele, me urdhër dhe nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, si dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan. Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të sapoemëruar të institucionit, në kuadër të marrjes së detyrës dhe forcimit të masave të sigurisë.

No photo description available.

Kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione. Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve.

May be an image of lighter and text that says 'InI Qilive Cilive G 16GB 26'

Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale" - thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve. /LAPSI.al

May be an image of water heater

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI